Fustani përrallor i Princeshës
Diana mund të jetë i joti

Fustani përrallor i Princeshës<br />Diana mund të jetë i joti
Për këdo që ka ëndërruar të ndihet si një princeshë kjo gjë tanimë mund të bëhet realitet.

Por sigurisht nuk është kaq e thjeshtë.

Bëhet fjalë për ata që janë në gjendje të blejnë një nga fustanet më përrallore të Princeshës Diana, i cili do të dalë në ankand të martën.

Ai do të jetë në  ankandin Kerry Taylor në Londër.

Princesha është fotografuar shumë herë, në evente të ndryshme me rëndëi, me këtë fustan të dizajnuar nga britanikët David dhe Elizabeth, stilistët e preferuar të saj.

Stili i fustanit është inspiruar nga "Ballets Russes" e artistit rus Diaghilev.

Veshja është në ngjyrë të bardhë, e punuar me kristale, fije ari dhe perla të ngjitura në të.

“Kjo veshje ka një stil romantik të vitit 1980” ka thënë drejtorja e ankandit Kerry Taylor.

Veshja përfshin dy mëngë të lëvizshme si dhe një aksesor për tu vënë në kokë.

Ky fustan do të shitet për 130 mijë dollarë.

Vlera e veshjeve varet nga sa të bukura janë ato, sa vlerë historike kanë, nëse ka ndonjë histori të veçantë pas veshjes dhe nëse personi i rëndësishëm është fotografuar me veshjen.

Më parë kjo veshje ka qenë në pronësi të një koleksionuesi amerikan, i cili e përdorte atë për të mbledhur fonde për bamirësi.

Deri së fundmi fustani përrallor ka qenë në Pallatin Mbretëror Kesington.

Tani, thotë Taylor, koleksionuesi ka vendosur ta kalojë në pronësinë time.

Princesha Diana është njohur për stilin e saj unik të të veshurit dhe nuk është hera e parë që veshjet e saj dalin në ankand.

Në mars të këtij viti 10 nga fustanet e saj të ballove dolën në ankand në Nju Jork për më shumë se 1 milionë dollarë.

Ajo gjithashtu ka nxjerrë veshje në ankand në mënyrë që të ndihmojë njerëzit e prekur nga Sida si dhe ata nga kanceri.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid