POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Futbolli italian në zi, aksidenti i merr jetën trajnerit, plagoset portieri

Davide Artale

Futbolli italian në zi. Si pasojë e një aksidenti humbi jetën trajneri i ekipit Siracusa, ndërsa i lënduar mbeti portieri.

Trajneri Davide Artale ndërroi jetë, pasi makina me të cilën po udhëtonte humbi kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa u përmbys.

Përplasja ishte fatale për 27-vjeçarin që humbi jetën në vend, ndërsa i lënduar me disa plagë në kokë mbeti portieri Maurice Gomis, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave, tekniku dhe portieri po ktheheshin nga një mbrëmje e kaluar me shokët e tjerë të ekipit, që garon në Serie C në kampionatin italian të futbollit.

d.ba.
Komento