Futbolli shqiptar merr një tjetër goditje, arbitri i lidhur me grupin e Avdylajve, përfundon në pranga

Futbolli shqiptar merr një tjetër goditje, arbitri i lidhur me grupin e Avdylajve, përfundon në pranga

Arbitri nga Lezha, Paulin Simoni

Një emër i futbollit shqiptar ka përfunduar pas hekurave, fill pas arrestimit të para disa ditëve të Armir Grimës, si pjesë e grupit të Bajrajve të Shkodrës. Bëhet fjalë për arbitrin nga Lezha, Paulin Simoni.

Ai ka dalë në përgjimet e prokurorisë për rastin e ish-deputetit socialist Arben Noka dhe familjarëve të tij, të cilët akuzohen për tjetërsim pronash, falsifikim vulash e dokumentesh zyrtare.

Arbitri i arrestuar Paulin Simoni

Pas seancës së Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e të arrestuarve në kuadrin e operacionit "VOL-VO4", anësori i njohur i Superiores është arrestuar dhe ka mbetur në burg. Arbitri dyshohet i lidhur me grupin kriminal Avdylaj të Shijakut, që akuzohet për trafik droge dhe si porositësit e laboratorit të heroinës në Has.

Sa i takon rastit të trajnerit të kombëtares së femrave, Armir Grima, fati i tij mbetet për t'u zbuluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët