Futbolli shqiptar në telashe, edhe Luftëtari nën hetim

Futbolli shqiptar në telashe, edhe Luftëtari nën hetim

Lojtarët e Luftëtarit

Nuk ka ende një njoftim zyrtar, por mediat rumune bëjnë të ditur se UEFA ka nisur hetimet për ndeshjen e Luftëtarit ndaj Ventspils, bashkë me dy sfida të tjera të cilat janë sinjalizuar nga kompanitë e basteve në botë si të dyshimta.

 “Fanatik.ro” ka bërë të ditur se ndeshjet e turit të dytë në Ligën e Europës që kanë tërhequr vëmendjen e organizatës ndërkombëtare janë duelet Rio Ave Jagellonia, si dhe Atalanta-Sarajevo, ndërsa në turin e parë po hetoheshin duelet mes Luftëtarit dhe Ventspils. Sfida e parë e skuadrës shqiptare përfundoi me fitoren 5-0 të letonezëve në fushën e tyre ku masakruan gjirokastritët që në pjesën e parë të ndeshjes.

Ndërkohë, në ndeshjen e kthimit, ekipi gjirokastrit barazoi 3-3 por u përball me akuza të shumta nga çdo vend i botës për manipulim të rezultatit për shkak të luhatjes së çuditshme të koeficienteve si dhe të sjelljes së futbollistëve në fushë, sidomos në momentin e golit të barazimit 3-3.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/08/2018 17:54

    Një Thaçer i duhet futbollit tonë që është i uzurpuar nga fshatarë që duan veçse lek që i futin nëpër brekë e xhepat e tyre dhe që as që u rru het për prestigjin e klubeve tanë dhe për të ardhmen e futbollit në përgjithësi.. Vetëm një Thaçer “shpëlan mu tërinë”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit