Futi krahun në gojën e krokodilit për show, por gjithçka shkon keq kur ‘bisha’ tërbohet (Video)

Futi krahun në gojën e krokodilit për show, por gjithçka shkon keq kur ‘bisha’ tërbohet (Video)

Momenti kur krokodili sulmon trajnerin e tij

Një mbajtës krokodilësh u sulmua përpara spektatorëve duke i lënë ata të tmerruar. 45-vjeçari i quajtur Tao po bënte një numër shfaqjeje duke futur krahun në gojën e një krokodili. Gjithçka ndodhi në kopshtin zoologjik Phokkathara në Chiang Rai, në Tajlandën veriore, përpara rreth 100 njerëzve të dielën pasdite.

Teksa futi krahun brenda nofullave të krokodilit, Tao pa nga audienca dhe i tha njërit prej teknikëve të ndalonte muzikën. Pastaj, zvarraniku papritmas “përplasi nofullat” rreth parakrahit të Tao-s, dhe u shkundi me forcë nga njëra anë në tjetrën. Incidenti u filmua nga një vizitor, Khun Phusawit, 35 vjeç, i cili po vizitonte fermën e krokodilëve Phokkathara dhe kopshtin zoologjik me gruan e tij Nok dhe dy fëmijët e tyre.

“Shfaqja ishte shumë e mirë derisa kjo të ndodhte. Shpresoj që ai të mos jetë lënduar shumë dhe të bëhet mirë së shpejti,”- shkruan ai krahas videos së sulmit, të cilën e shpërndau në rrjetet sociale.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noci: 31/07/2018 02:29

    po Ky legen korkodili pse nuk ja ngjiti nga koka ktij

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/07/2018 20:03

    Po ta vini re me kujdes videon, kafsha e gjorë nuk kishte asnjë faj. Deri në momentin (në fund të videos), kur plera filloi ti fuste dorën më thellë dhe të bëjë veprimin siç bëri sikur po lante rroba me furçë në bark të kafshës, kafsha rrinte e qetë. Por kur plera filloi të bëjë atë që bëri, domosdo kafsha e shkretë do mbyllte gojën. Madje nuk deshi se po të donte qelbësira do kishte lënë gjith krahun brënda sepse krokodili mbylli gojën të këputi. Pra kafsha e shkretë përseri u treguar mirë......ta kishte ngrënë baj gën gjysmin nga koka të mesi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha i përgjigjet Metës: Ishe nxitësi kryesor i djegies së mandateve, hodhe gurin e fshehe dorën! Pazarxhi, përballu me drejtësinë

Basha i përgjigjet Metës: Ishe nxitësi kryesor i djegies së mandateve, hodhe gurin e fshehe dorën! Pazarxhi, përballu me drejtësinë