Dështon sërish pretenca për Shullazin, zbulohet arsyeja, (VIDEO+Detaje)

TIRANE-Shtyhet sërish pretenca për Emiljano Shullazin. Seanca e sotme te Krimet e Rënda ka dështuar për shkak të mungesës së të pandehurve në sallën e gjyqit dhe e avokatit të njërit prej tyre. Kjo ka bërë që trupa e prokurorëve e drejtuar nga kreu i këtij institucioni Donika Prela dhe nga Besnik Muçi, Anton Martini e Gent Osmani të vendosin për të shtyrë seancën për dhënien e pretencës për javën tjetër. Besnik Muçi dhe Anton Martini janë emrat e rinj të dy prokurorëve që marrin përsipër këtë çështje te vendosur jo me short, pasi emrat e Prelës dhe Osmanit u zbuluan pak ditë më parë.



Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku së bashku me klientin e tij, por edhe Endrit Qyqa nuk ishin në seancë me pretekstin se ishin sëmurë, ndërsa janë caktuar dy avokatë kryesisht për seancën e radhës që është planifikuar për të martën tjetër për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen, i cili nuk dëshiron më të ketë si avokat Vladimir Meçen. Ata jane Eralda Brahimasi dhe Aida Retushi. Ka pasur edhe një debat mes prokurorëve dhe avokatëve për mungesë me qëllim për shtyrje të seancës, por në fund gjykata ka vendosur që në 2 tetor të jepet pretenca.

VIDEO/Masat e policisë sot te Gjykata e Krimeve të Rënda

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Emiljano Shullazi dhe grupi i tij në një seancë gjyqësore

Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Refuzimi për shortin bëri që Arta Marku të niste hetimin disiplinor për 10 prokurorë, ndërsa 3 prej tyre i transferoi në rrethe. Vendimi u kundërshtua nga prokurorët, që tentuan të futen me forcë në zyrën e drejtueses së Krimeve të Rënda. Vala e largimeve përfshiu edhe Sokol Stojanin për shkak se ai nuk pranoi të hetonte prokurorët rebelë që nuk pranun dosjen Shullazi.

Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada e SHBA deklaroi se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:32
Snajpera dhe pajisje speciale, si e rrethuan gjykatën 150 efektivë të RENEA-s dhe FNSH për Shullazin

Krimet e Rënda u blinduan sot që në mëngjes, pasi forca të shumta policie të FNSH dhe RENEA-s e rrethuan institucionin në pritje të seancës për pretencën e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Efektivët e RENEA-s me snajpera te Krimet e Rënda

Për arsye siguri u bllokua dhe rruga hyrëse para gjykatës dhe ajo pas ndërsa në terren për të monitoruar masat e sigurisë ishte vetë kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu dhe kreu i policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj.

Por Shullazi dhe anëtarët e grupit nuk erdhën, po ashtu edhe avokati i njërit prej tyre duke shtyrë seancën për ditën e martë të javës tjetër. Report Tv siguron pamjet nga ambientet e jashtme të Gjykatës së Krimeve të Rënda ku ishin pozicionuar snajperat dhe pajisjet speciale në gatishmëri.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 25/09/2018 13:07

    Hë mo kriminel , ju shtërngua litari. Bravo prekurorët që dolën në seancë. Ka Shqipëria bijt e bijat e vet trima. Në det çelsat e këtyre kriminelave çakej. Rroft drejtësia e reformuar.

    Përgjigju
    • Hasani: 02/10/2018 08:45

      Ritvan Zykajn asnje avokat nuk e mori persiper qe ta mbroje kurse keta kriminele dhe grabites duan edhe avokat qe ti shpetoje nga burgu. Merrini futini ne miniera qe tu dale shpirti

  • Uljo: 25/09/2018 12:52

    Përgëzoj atë panel që përfaqësoj shtetin Shqiptar të cilët jan prekuror me të vertet. Turp për ata të cilët quhen avoketër. Një panel kriminal,si vet ato që mbrojnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale