Gëzim Hoxha: Furgonat e
shkollave me mangësi teknike

Gëzim Hoxha: Furgonat e <br />shkollave me mangësi teknike
TIRANE-   Eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha, ve alarmin në mjetet e transportit publik që qarkullojnë në Tiranë të ngarkuar me nxënës të shkollave dhe fëmijëve të kopshteve. Sipas tij këto mjete janë të amortizuara dhe se një pjesë e tyre nuk përmbush kriteret teknike. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" specialisti Hoxha tregon se duhet që këto mjeti ti nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm, pasi në rast se do ndodhin tragjedi dhe do ketë jetë të humbura fëmijësh, atëherë do jetë shumë vonë. Ndërsa për sa i përket përgjegjësve të aksidentit në Himarë, Gëzim Hoxha pohon se ka shumë gjasa që dosja penale të mbyllet pasi, i dyshuari kryesor që në këtë rast është shoferi i autobuzit, ka vdekur. Ndërkohë tregon se shumë mjete lëvizin, edhe pse i ka përfunduar afati i çertifikimit të kontrollit teknik.

Zoti Hoxha, kush duhet të mbajë përgjegjësinë për aksidentin e rëndë në Himarë?

Në rastin në shqyrtim ne kemi të bëjmë me një aksident rrugor që ka ndodhur dhe personi i dyshuar pra drejtuesi i autobuzit ka humbur jetën. Në këto kushte, pa marë atributet e prokurorisë, hetimet për këto rastet pushohen pasi nuk ka më një autor të dyshuar dhe se nuk mund të vashdojnë më hetimet. Në këtë rast ka nevojë për një konceptim të shoqërisë shqiptare, pasi duhet të nxiren me detaje të hollësishme shkaqet dhe arsyet se pse ka ndodhur ky aksidentit, dhe kjo duhet të fillojë që tek ligji i serviseve, pra ku ka kryer servis ky lloj mjeti, çfarë përgjegjësie kanë personat që kanë bërë servisin, kush ka qënë drejtuesi teknik i këtij servisi, që në fakt duhet të jetë inxhinier apo mekanik transporti, që ne në fakt këta na mungojnë megjithëse ligji ekziston. Ku është drejtuesi teknik i shoqërisë së transportit të shërbimit të udhëtarëve veçanërisht po dhe i shoqërive të transportit në tërësi, pasi nuk mund të kesh 10 apo 20 kamionë e autobuzë dhe këto ti drejtojë administratori i një shoqërie. Ai i menaxhon, ndërsa drejtimi teknik është diçka tjetër, është përgjegjësi teknike dhe ky person ka një lloj përgjegjësie. Pra në këtë kuadër, do thasha që këtu duhet të bëhet një analizë e hollësishme tek autobuzi, duhet zbërthyer mjeti, duhet parë nga ka buruar difekti, pra problem kanë qënë gomat e autobuzit që janë tejet të konsumuara, e kanë ferotat që janë jo në standarin e duhur, e kanë tamburët e tij, e ka sistemi i drejtimit, pra duhet të dalë një konkluzion. Dhe pasi të dilet në një konkluzjon për shkaqet kryesore, Këshilli I Ministrave duhet patjetër të nxjerë një vendim ku ti standartizojë këto gjëra me qëllim që të mos përsëriten më. Më tej dikasteri përkatës duhet të nxjerë udhëzime shumë të detajuara mbi mënyrën se si do të funksionojnë agjensitë e autobuzëvë, shërbimet turistike etj. Të gjitha këto duhet të bëhen që të mos kemi aksidente me përmasa kaq të mëdha, pasi sot ne kemi rreth 50 persona që kanë humbur jetën në aksidentet ku janë përfshirë mjetë të transportit të shërbimit publik.
Po në rastet rastet kur dy autobuzë transportojnë nxënës, në rastin konkret studentë, a është e nevojshme që një patrullë police të shoqërojë autobuzët për të shmangur ngjarje të tilla?

Jo këtu kemi dy probleme të ndryshme. Nxënësit janë gjë tjetër sepse janë nën 18 vjeç, janë të vegjël dhe se për shkak të moshës ata duhet të shoqërohen me kujdestarë, sepse e ka dhe ligji, ndërsa studentët janë në moshë të rritur, pra pedagogë që i bënte mësim mund ti thoshte që në datën kaq të jeni në Sarandë, dhe nuk ishte nevoja që ti azhornonte me një autobus apo me tre. Pra këta janë qytetarë të lirë, dhe si të tillë I kryejnë vetë aktivitet e tyre. E treta, është se ne nuk kemi lluksin dhe komoditetin që për çdo dy autobuzë apo për çdo autobuz që shkon aty ne duhet ti shoqërojmë, se pasaj çfarë kuptimi nëse këta janë student apo qytetarë të thjeshtë. Se atëherë për çdo autobuz që qarkullon meqënëse ka 60 veta duhet ta shoqërojë një patrullë policie. Kjo gjë nuk mund të realizohet dhe se në asnjë vend të botës nuk ka shoqërime të tilla.

Ju si ekspertët, në karrierën tuaj dhe nga kontrollet që keni bërë ne mjetet e transportit publik dhe në servise ju rezulton që ferotat e këtyre mjeteve janë origjinale apo janë ferota fallso?

Këtu ka një morri problemesh dhe këto nuk mund të shpjegohen me një intervistë pasi problemet janë rast pas rasti. Prandaj dhe unë them se në rastin konkret duhet detajuar të gjitha çfarë kanë ndodhur në këtë autobuz, të dalin shkaqet reale dhe mbi këtë bazë të bëhet një studim, ku të thuhet nëse duhet të përdorim këto lloj ferota apo sduhet ti përdorim, ti përdorim këto lloj gomash apo sduhet. Në këtë moment kam parasysh "Toyota"-n që hoqi nga qarkullimi një pjesë të konsiderueshme që kishte hedhur në treg, sepse u kishte dalë një difekt. Pra pasi dilet në një konkluzjon, vendoset që ky tip mjeti ka një difekt në këtë sistem dhe si i tillë duhet kufizuar dhe të nxiret nga qarkullimi. Ne kemi probleme të mëdha me mjetet e transportit të nxënësve dhe fëmijëve të vegjël që shkojnë në sholla të Tiranës. Ata tranportohen me mjete vërtet që lenë për të dëshiruar, a thua se ata kanë bërë faj që hypyn në këto lloj mikrobuza, të cilët janë tërësisht të amortizuar me probleme. Ne nuk duhet të presim që duhet të humbasim jetën e disa nxënësve dhe pastaj të fillojmë analizën e saj. Ne si ekspertë duhet të bëjmë një analizë për ti parandaluar, na duhet një solidaritet profesinal dhe teknik për ti parandaluar.

Në këto momente ju kanë kërkuar asistencë profesionale për kryerjen e ekspertizës së këtij aksidenti?

Jo ne kemi bërë vetëm një bashkëpunim vetëm me Drejtorinë e Policisë Rrugore, të cilin po e vashdojmë ende pasi ne kemi marë një studim që duhet të gjejmë shkaqet për ti pardandaluar aksidentet. Momentalisht ata po bëjnë punën e tyre, pasi ata kanë për detyrë ti parandalojnë. Këtu më e vakët është Ministria e Punëve Publike dhe Transportit e cila ende nuk është azhornuar megjithëse ne I kemi bërë një shkresë që të vijnë, por që ende nuk janë bërë pjesë e këtij bashkëpunimi. Ne kemi një detyrim civil dhe qytetar dhe se ne nuk paguhemi për ketë dhe këtu kërkohe një mendim tjetër. Pasi qëllimi i shoqatës tonë është që ne ti nxjerim dhe sistemojmë problemet dhe më pas këto tia çojmë dikstereve, që në fund fare ata të nxjerin aktet administrative se si duhet të funksionojë më tej qarkullimi rrugor.

Nga kontrollet që keni bërë ju në teren, rezultojnë që shumë mjete qarkullojnë ende pa çertifikatën teknike?

Ka ende probleme serioze, unë do ti bëja thirje të gjithëve adminitratorëve dhe pronarëve të mjeteve të shërbimit publik që duhet të risin kujdesin dhe të heqin dorë nga kjo tendenca për tu pasuruar shumë. Duhet me patjetër që ti bëjmë shërbime automjeteve, për të kursyer jetë njerëzish. Ne jemi pak shqiptarë dhe për këtë duhet ta ruajmë njëri-tjetrin dhe duhet të shijojmë vlerat e shoqërisë dhe vlerat njerëzore që ne tashmë ende I kemi me probleme.
(sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri