Gabimi që po u kushton 'viktimave' të Vettingut

Gabimi që po u kushton 'viktimave' të Vettingut

Foto ilustruese

Pasuritë e njerëzve të sistemit të drejtësisë, janë një “beze e kuqe” për të tërhequr shumë sulme mbi ta. Shifrat janë goxha irrituese, edhe pse shpesh nga komisionet e Vettingut kapen dhe formalitete administrative, por e vërteta është se shifrat janë përtej atyre zyrtare. Ne kemi mundësi të shikojmë pasuritë e paluajtëshme që ata kanë blerë dhe që janë një aspekt rutinë i jetës së tyre, por jeta e tyre e shtrenjtë, dhe pasuritë në cash ndoshta nuk do të dalin kurrë në pah. Fjala vjen, nëse një gjyqtar apeli, ka bërë rreth 100 ditë në vit udhëtime jashtë shtetit, ato arat që ka blerë Llalla në Mullet janë para xhepi. Apo nëse dikush prej tyre ka transferuar para cash në investime jashtë vendit, këto kredit e buta për llogari të tjerëve janë para xhepi.

Ndaj aspekti më i rëndë i asaj që po del nga procesi i Vettingut nuk janë pasuritë që shikojmë e na irritojnë, por mekanizmi që i pasuroi këta njerëz. Dhe mekanizmi është shumë i qartë. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët super të pasur, (jo me këto shifra që dalin në Vetting) janë njerëz që kanë pasur fatin të bëjnë shërbime politike dhe pastaj kanë pasur leje të bëjnë lekë me “djersën” e tyre, duke shitur drejtësi.

Fakti që këtyre njerëzve u kishte ikur frika dhe droja për atë që bënin, nuk është rastësi. Nëse ti bëje një shërbim politik, pastaj mund të liroje një trafikant droge turk, që kërkohej për gjysëm ton heroinë, mund të falje vrasje apo të nxirrje nga burgu të dënuar me burg të përjetshëm. Këtu nuk të ndërhynte më njeri në pjesën tënde.

Ky mekanizëm e ka shkatërruar drejtësinë dhe për ta zhbërë atë që ka ndodhur, Vettingu jo vetëm që është jetik, por duhet të jetë i thellë dhe profesional dhe jo thjeshtë formal për të evidentuar kreditë apo pasuritë e paluajtshme.

Arroganca që kishte fituar sistemi i drejtësisë, nga fakti që politika i përdorte ata për llogari të vet, duke i lejuar të pasuroheshin, ishte problemi më serioz. Pak a shumë ndaj tyre është vepruar si në kohën e Jençierëve Osmanë, që pasi përdoreshin për të pushtuar një qytet, kishin leje të plaçkisnin.

Kjo çështja e evidentimit të pasurive vlen vetëm për të ilustruar mungesën e frikës së tyre, se ata po ta dinin që do vinte kjo ditë nuk blenin as toka në Mullet, as bënin deklarata qesharake për lekë dasmash e bixhozi. Ata thjesht mund të jetonin dhe në shtëpi me qira, por me një dhomë mbushur me lekë.

Fakti që ata nuk kanë besuar se do të përballen një ditë me të shkuarën e tyre, është domethënës dhe tek shifra e atyre që dhanë dorëheqje para Vettingut.

Vetëm dhjetë vetë!

Nëse këta njerëz do të ishin normalë, duhet të mos telendiseshin tani dhe të iknin para fillimit të Vettingut, por kjo do të thotë se askush prej tyre nuk e ka marrë seriozisht reformën në drejtësi. Dhe kjo që po u bën Vettingu është një mrekulli jo për shkak të një Vettingu të thellë, por për faktin që edhe pse Vettingu është i përciptë, ata po bien sërish në “rrjetë”.

Se Vettingu real i tyre duhet të përfshijë jo lekët që kanë harxhuar për tokë në Mullet, se ajo dhe ashtu nuk vlen gjë, por lekët që kanë harxhuar në çdo hotel të botës, në çdo butik luksoz, jetën luksoze që kanë bërë, blerjet informale, udhëtime e pushimet e shtrenjta, që flasin për një standard jete, prej milioneri.

Por fakti që edhe pse Vettingu është minimalist, ata po bien në “rrjetën” e tij, ka të bëjë me faktin se ata janë aq të bindur se vendimin final e ka në dorë politika, sa nuk e kanë besuar Vettingun. Ky është gabimi fatal i tyre, të cilin po e paguajnë si njerëz pa intelekt. Siç i është dashur politikës të jenë. TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 24/07/2018 17:17

    z. Baze, lexoje pak editorialin e gazetes Koha Jone dje qe ishte per Xhezair Zaganjorin,,, I bente elozhe nje personi I cili I dha mbi nje milliard leke Nikoll Lesit dhe Nikola me gazeten e tij ishin te shqetesuar se Zaganjori mund te dilte nga sistemi... konfirmimi I Zaganjorit ne system eshte e verteta e hidhur se ekziston lista paraprake per ato qe konfirmohen ose jo ne detyre dhe se edhe vetingu ne shqiperi ashtu si cdo gje tjeter eshte me dz standarte. dikush digjet per nje kredi te bute dhe nje tjeter megjithese konfirmohet se ka bere evasion fiscal dhe ka nensnhkruar kontrata fictive eshte ok... keshtuqe boll I bête elozhe nje procesi I cili qe tani bie ere peshku te qelbur

    Përgjigju
  • Ilo: 24/07/2018 10:59

    O Mero po pse i bie kaq gjate po thuaje troc ore keta jane cironka duhet te ngrihemi dhe ta djegim me benzine klasen politike te ketyre 28 viteve se ajo eshte nena e te gjitha te keqiave ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'