Galeria Fab/ Kristo Krisiko mahnit me projektin skulpturor dedikuar Bankës së Shqipërisë

Galeria Fab/ Kristo Krisiko mahnit me projektin skulpturor dedikuar Bankës së Shqipërisë

“Një projekt i bukur skulpturor në qeramikë, ishte nisur për Bankën e Shqipërisë, por nuk u aprovua”, deklaroi kuratori Ardian Isufi në ekspozitën e Kristo Krisikos “PROLOG/EPILOG”, që u çel mbrëmë në Galerinë FAB, pranë Universitetit të Arteve.

Vizitorët e shumtë kanë vlerësuar projektin tërheqës, dhe më tej koleksionin e ekspozuar të veprave të skulptorit të njohur. Vepra në qeramikë dedikuar BKSH kishte aftësinë të përcillte profile dhe portrete të rinjsh e të rejash shqiptare, ku shtrirja ndihej se ishte e gjatë në kohë. Vërehej një tipologji e veçantë e karaktereve që të bënte të kërkoje fytyra të ngjashme ne realitetin, profile që mund t’i thoshe vetes se ku i kam parë, por në të vërtetë ato ishin premierë e artistit Kristo Krisiko.

Vepra e shtrirë në faqen e dy mureve të Galerisë FAB dukej si një metaforë e rilindur në kohën kur ekspozita sapo u çel. Në anën tjetër kishte një mister antik të krijuar nga pluhuri i harresës edhe nga vet artisti. Veprat e Kristo Krisikos bashkë me projektin dedikuar Bankës së Shqipërisë do të qëndrojnë të  ekspozuara në Galerinë FAB deri më 9 janar 2019.   

Krisiko që në vitet ’90 ka spikatur për skulpturën moderne. Adrian Isufi u ka kujtuar gjatë çeljes së ekspozitës të pranishmëve se moderniteti i veprës së tij binte në sy edhe gjate periudhës së realizmit socialist, modernieti i tij në krijimtari i rezistoi censurës.  

Sipas kuratorëve të ekspozitës, Adrian Isufi dhe Sadik Spahija, “PROLOG i një kronike të paralajmëruar që zhvillohet përgjatë një eksperience të gjatë artistike, vjen në krijimtarinë e Kristo Krisiko si një sintezë e qenies humane e përshkruar në mënyrë të dëlirë në kohë dhe hapësirë.

“Hapësira kohore parë në rrafshin historik shtrihet në dekada të jetuara para-pas viteve ’90-të me shpërthime haluçinante të saj që fillimisht vinin si shkak-pasojë e izolimit komunist nën trysninë e rregullit të realizmit socialist të kushtëzuar në artet pamore duke u pasur në vitet e demokracisë në një arratisje në tokën helene, pra larg-afër vendit të tij.”, tha Isufi duke kujtuar se “Koleksioni që prezantohet në këtë ekspozitë e përmbledh këtë frymë lirie në çdo kohë apo periudhë të tij duke nisur me projektin skulpturor në qeramikë të Bankës së Shqipërisë që daton në fund të viteve ’80-të e deri në të përditshmen tonë postmoderme.” Sipas kuratorit Spahija “

Sipas konceptit kuratorial qendra e qendrës në veprën e tij është figura femërore që sendërtohet në forma poetike dhe në të vërtetat e saj humane. Camille Clodel nën një analizë të mprehtë dhe radikale thotë: “Roden, ti je skulptor dhe jo skulpturë.” E pra, nëse shumë kolegë të tij sidomos në periudhën e realizmit socialist paradoksialisht rendën të ngrenë monumentin e vetes së tyre nën efektin e temave të mëdha të “njeriut të ri socialist”, ndodh e kundërta në krijimtarinë e Krisikos me çiltërsinë dhe modestinë e tij artistike duke prezantuar marrëdhënien njerëzore pothuajse në një rrafsh intim.”

“EPILOG i një metamorfoze formash të abstraguara, apo thënë ndryshe “forma në zhvillim” shfaqin një qasje pothuajse të re në rrugëtimin e tij artistik të viteve të fundit. Skulptura ka një dimension tjetër në kërkim duke evidentuar më shumë procesin e formave në lëvizje sesa aspektin figurativ. Fillimisht duken si një arratisje volumesh pa adresë por që gjithmonë kthehen në destinacione kompozicionale të mirë shenjuara.”, tha kuratori IsufiMateria e formës tokësore ndërthuret me forma kozmogonike, sikur shkelin “njerëz të rinj në tokë të lashtë” nëpërmjet një futurizmi më shumë mental sesa estetik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat e orës të dielën e fundit të marsit

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat e orës të dielën e fundit të marsit