POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Gati sportelet, të hënën nis kalimi me pagesë në Rrugën e Kombit, dy pista të dedikuara për banorët e Kukësit (VIDEO)

Ditëve pa pagesë në “Rrugën e Kombit” po u vjen fundi. Në datë 17 shtator në sheshin e pagesave do të futet në fuqi tarifa për kalimin automjeteve. Kompania që ka marrë me koncesion këtë shërbim, i ka bërë të gjitha përgatitjet në 10 sportelet e vendosura në afërsi të tunelit të Kalimashit.

E gjithë struktura e sheshit të pagesës është ndërtuar bashkë me zgjerimin e zonës. Aktualisht sipas kompanisë koncensionare po bëhet koalidimi i pistave për çdo automjet si dhe trajnimi i 30 punonjësve  të sheshit të pagesave të gjithë nga Kukësi, nga inxhinierë italianë. Nga Kukësi, janë edhe 40 punonjës të tjerë për mirëmbajtjen e rrugës së kombit dhe shërbime të tjera.

Me 17 shtator çdo gjë do të jetë gati. Gjithçka po ecën mirë dhe pa asnjë problem deri më tani nuk është paraqitur. Kanë përfunduar të gjitha montimet e sistemit elektrik dhe elektronik në të 10 pistat, ku janë 5 pista në njërin sens dhe 5 të tjera në sensin tjetër. Cdo gjë është e përfunduar dhe është gati. Po bëhen kualidimet për çdo kategori mjetesh nga motoçikleta deri te mjetet e rënda. Janë dy pista të dedikuara për banorët e Qarkut të Kukësit. Pista 1 për sensin Kukës-Tiranë dhe pista 10 për sensin Tiranë-Kukës. Cdo targë dhe mjet i qarkut të Kukësit është në sistem dhe çdo banorë do të verifikohet dhe do të paguajë tarifën e reduktuar. Punonjësit në sheshin e pagesave janë të gjithë nga Kukësi. Momentalisht është duke u bërë edhe trajnimi i tyre, si operatorëve dhe stafit që do të mirëmbajë pistat dhe objektin e sheshit të pagesave

Klajdi Gorea-Inxhinier

Siç është bërë e ditur për banorët e Kukësit është përpunuar një paketë lehtësirash, që përfshin një tarifë prej 100 lekësh për çdo kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës. Sa i përket linjave të transportit interurban, deri tani janë identifikuar 11 linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Për të eliminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale, me tarifë kalimi prej 100 lekësh me TVSH për 1 kalim. Sipas përllogaritjeve gjatë një dite, në “Rrugën e Kombit” lëvizin rreth 5.000 automjete.

 

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Robshi: 12/09/2018 17:34

    Rruges se kombit vetem nje patriot mund ti vinte takse...hajt ne koke te rrugve te jugut ishalla... ket tiran durres ku kaloj dhe vete dhe ku kalon shtresa me e varfer e shqiperise kurre takse ishalla...popull i pjerdh

    Përgjigju