Gazeta austriake përgënjeshtron Bashën: Gjermania është pro hapjes së negociatave, PD po lobon kundër

Gazeta austriake përgënjeshtron Bashën: Gjermania është pro hapjes së negociatave, PD po lobon kundër

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në Kuvend, se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat. Sipas tij vendimi është marrë nga të majtë e të djathtë së bashku në Gjermani dhe sipas tij, me këtë vendim është njohur edhe Rama.

“Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit Merkel-Macron, kristian-demokratët dhe socialdemokratët gjermanë, aleatët dhe partia simotër e PS, kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë.

Zonja dhe zotërinj, ashtu si Edi Rama e di fare mirë lajmin, është më i keqi, që shqiptarët mund të prisnin. Është një lajm, që shqiptarët nuk e meritonin, por është një vendim gjerman”, tha Basha në Kuvend.

Por gazeta e njohur austriake “Der Standard”, ka përgënjeshtruar Bashën në një shkrim të sajin teksa thotë se vota e Gjermanisë do të jetë pro.

“Qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama ka pak miq në BE, për shkak se shumica e shteteve të BE drejtohen nga të djathtët. Opozita, Partia Demokratike konservatore, kërkon siç ndodh zakonisht në Ballkan, të mos i lejojë asnjë sukses qeverisë dhe lobon kundër hapjes së negociatave.

Edhe në CDU dhe CSU ka njerëz që janë kundër hapjes së negociatave. Megjithatë fjalën e fundit e ka Merkel dhe ajo është pro hapjes së negociatave”, shkruan gazeta e njohur austriake./lexo.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 21/06/2018 17:36

    O partia ime Demokratike ku u katandise .ku po shkon .cfar po ben a shikon ti partia ime demokratike kush po te con ne gremine .Po te xhvesh lakuriq perpara popullit dhe nderkombetareve nje vrases nje hajdut nje i pamoralshem .Ky sulmon dhe gwzon per nje fatkeqesi qe ndodh vendit te tije ndersa nderkombetaret e demaskojn me kte qendrim ANTIKOMBETAR.Partia ime Demokratike kthehu dhe ec ne rrugen DEMOKRATIKE SA SASHT VONE .

    Përgjigju
  • Shqiptari: 21/06/2018 16:16

    Rama me i keqi i mundeshem per shqiptaret?

    Përgjigju
  • Zenun Tyta: 21/06/2018 15:42

    O shal ngjit ti si do negocjatat se do shkosh me kryekriminelin tat salheun në burg e do luni domino të dy e do tregoni krimet që keni bër me njëri tjetrin e do thoni po tani kush do na i haj lekët tona do i han kollovarët . DO PAGUANI PËR GJITH TË ZEZAT QË I KENI BËR KOMBIT O KRIMBA

    Përgjigju
  • Tirona: 21/06/2018 15:29

    Ik o babole te doli boja o tradhtar i Vendit o hajdut i rruges Kombit o vrases.Si doni negocjatat se edhe by*en do tjua kontrollojn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023