Gazeta Irlandeze rendit Shqipërinë
si destinacionin e 2 për t'u vizituar

Gazeta Irlandeze rendit Shqipërinë<br />si destinacionin e 2 për t'u vizituar<br>
Një nga gazetat më prestigjioze irlaneze, Gazeta “Irish Times” i ka kushtuar një artikull vendeve më të bukura për tu vizituar në 2018 “The best places to travel in 2018”. Mes tyre është e renditur edhe Shqipëria e cila konsiderohet si vendi i dytë që duhet të vizitohet nga turistët në këtë vit.

“Nuk është vendi i parë që një familje mund të mendojë, e as e lehtë për të arritur - do të duhej të udhëtonit përmes Mançesterit - por ka faktor të ri dhe është shumë më i lirë se Italia ose Kroacia. Plazhet janë të bukura, fshatrat e origjinal.

Në shkrimin e gazetës, sugjerohet të vizitohet qyteti mesjetar i Krujës, rrënojat e Apollonisë dhe Beratin, të cilat janë pasuri të mbrojtura nga Unesco për ish kishat bizantine dhe arkitekturën osmane. Transporti me makina është më pak se 10 euro në ditë dhe restorantet e akomodimet janë po aq të lira. Dhe dielli do të shkëlqejë mbi ju”, shkruan gazeta irlandeze për bukuritë e vendit tonë.

Më poshtë renditen edhe vende të tjera për tu vizituar siç janë Turqia, Italia, Franca e të tjerë, por Shqipëria i ka lënë mbrapa duke u renditur e dyta në listën e gazetës “Irish Times”.

postimi
(Artikulli për Shqipërinë)

Redaksia Oline
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh