Me kërkesë të lexuesve/ Gazeta ‘Shqiptarja.com’ riboton sot intervistën e plotë të Zylfie Haklajt

Me kërkesë të lexuesve/ Gazeta ‘Shqiptarja.com’ riboton sot intervistën e plotë të Zylfie Haklajt

Zylfie Haklaj

Pas kërkesave të shumta të lexuesve sot gazeta “Shqiptarja.com” në print ripublikon në 4 faqe të gjithë rrëfimin e “Shotës së Haklajve". Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë theu heshtjen para pak ditësh duke dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com”.

Rrëfimi i parë pas 16 vitesh i Zylfije Haklajt që u botua në tre pjesë nga gazeta “Shqiptarja.com” në datat 18, 19 dhe 20 korrik pati një jehonë të madhe në opinionin publik shqiptar. Duke parë këtë interesim kaq të madh të lexuesve si dhe kërkesave të shumta që kanë mbërritur në redaksinë tonë për të siguruar kopje të gazetave ku janë publikuar pjesët e kësaj interviste, “Shqiptarja.com” riboton të plotë intervistën e Zylfie Haklajt.

Në këtë rrëfim të parë dhe të paprecedentë pas 16 vite heshtje, Zylfije Haklaj bën fajtor për vrasjen e vëllezërve të saj dhe për gjakun e derdhur në Tropojë vetëm një person. Ish presidentin dhe kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se të gjitha vrasjet kishin një dhe vetëm një motiv. Marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Zylfije Haklaj ka sqaruar për “Shqiptarja.com” si dhe pse nisi përplasja e fisit të Haklajve me Sali Berishën. Si lindi hasmëria me fisin Hoxha dhe si u shfytëzua nga politika. Më tej ajo tregon se si ka ndodhur vrasja e Azem Hajdarit, sipas versionit që asaj i ka treguar vetë personazhi kryesor i ngjarjes vëllai i saj, Fatmir Haklaj.

Zylfije Haklaj rrëfen edhe rolin e vëllezërve Ismet dhe Izet Haxhia në këtë ngjarje. Ajo ka “shënjestruar” Sali Berishën si urdhëruesin e vrasjes së vëllait të saj Fatmir Haklaj duke treguar versionin e saj për këtë ngjarje. Në pjesën e fundit të intervistës ekskluzive Zylfie Haklaj ka sqaruar disa pyetje rreth akuzave që i janë bërë asaj dhe dënimit që ka marrë nga drejtësia shqiptare. Zylfie Haklaj i bën thirrje Sali Berishës që të vërtetojë akuzat ndaj saj e familjes Haklaj para gjykatës. 

Intervistën e plotë të "Shotës" së Haklajve e gjeni në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" në print.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hej ta lumsha moj burrnesh: 22/07/2018 19:22

    Qite ate hallti Berishen e ke balle per balle.malsori kur e qet alltine ose qellon ose e fut ne...

    Përgjigju
  • Kanuni: 22/07/2018 18:55

    Moj Shote ne baze Kanuni te takon me mar gjakun e vellezerve.Nese vradesi eshte Berish haleja athere cfar prisni....drejtesi...nga kush

    Përgjigju
  • Tahipi: 22/07/2018 16:27

    Intervista e Shotes ne veten e pare nuk le fare per deshiruar . Vellezrit ishin trima por ben zgjedhjen e gabuar . Malesia nuk poshterohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin