Gazeta zvicerane “Blick”: Granit Xhaka ka vetëm një nënshtetësi

Gazeta zvicerane “Blick”: Granit Xhaka ka vetëm një nënshtetësi

Granit Xhaka

Pas eliminimit të Zvicrës nga Botërori, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Alex Miescher, deklaroi se në përfaqësuesen zvicerane duhet të shqyrtohet mundësia që në të ardhmen t’u ndalohet pjesëmarrja shtetasve të dyfishtë.

E gjitha kjo ndodhi pas festimit me shqiponjën dykrenare të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Por siç shkruan “SonntagsZeitung”, lojtari i Zvicrës, Granit Xhaka, me prejardhje nga Kosova, ka vetëm pasaportë të Zvicrës.  Ndonëse Federata Zvicerane e Futbollit ka thënë se Xhaka ka edhe pasaportë shqiptare, ky duket të jetë lajm i rremë, - transmeton "Blick". 

Ai asnjëherë nuk ka pasur pasaportë të Shqipërisë e as të Kosovës. Madje as kombësi të njërës nga këto dyja. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati dhe këshilltari i Xhakës, André Gross. Me sa duket, kjo informatë e gabuar ka ardhur nga një listë, të cilën lojtarët e kishin plotësuar më 2015. Në atë listë, Xhaka deklaron se kombësia e tij e dytë është ajo kosovare. 

Se nga i ka ardhur informata Federatës se ai ka pasaportë shqiptare, nuk dihet. Xhaka e përshkroi veten si person me shtetësi të dyfishtë kur u sulmua nga sekretari Miescher.  Miescher kishte propozuar që në të ardhmen t’u ndalohet lojtarëve me shtetësi të dyfishtë të paraqiten për përfaqësuesen e Zvicrës.

Më ka zhgënjyer mua dhe të tjerët me shtetësi të dyfishtë.

Granit Xhaka

Mirëpo, këshilltari Gross thotë se Graniti nuk ka shtetësi të dyfishtë. Sipas një hulumtimi të “SonntagsZeitung”, as në ambasadën shqiptare në Bernë nuk ekziston ndonjë Granit Xhakë, i lindur më 1992. Me sa duket, Xhaka më shumë ka dashur të mbrojë të tjerët, por edhe për t’u treguar se ai nuk e mohon nga vjen, duke u ndjerë krenar që është kosovar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit