Gazetarët e Kosovës të ndarë për profilin e Cakajt dhe për veprimet e Metës 

Gazetarët dhe opinioni publik në Kosovë janë të ndarë mbi profilin publik të Gent Cakajt si dhe mbi refuzimin e Ilir Metës për ta dekretuar atë si ministër të jashtëm.

Eraldin Fazliu, Redaktor në Prishtina Insight tha për Report TV se Cakaj nuk ishte i njohur në Kosovë derisa kur u aktivizua në politikën në Shqipëri, ndërsa shton se si Rama edhe Meta kanë qëndrime hipokrite duke synuar të fitojnë pëlqimin në Kosovë. 

Parim Olluri, drejtues i gazetës Insajderi tha se Meta nuk kishte arsye të refuzonte Cakajn, dhe se këtë e bën vetëm për të rritur pazarin tek Rama. 

Gent Cakaj nuk ishte një profil i njohur në Kosovë përpara se ai të bëhej këshilltar i kryeministrit Rama. Tashmë në një lufte të re politike emri i tij po qarkullon me të madhe në Tiranë dhe në Prishtinë pas refuzimit që i bëri Presidentit Meta për dekretimin si Ministër të Jashtëm i Shqipërisë.  Argumentet e Metës nuk duket se nuk kanë bazë, pasi Cakaj ka bërë disa deklarime në mbështetje të korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi, i iniciuar nga dyshja Thaci-Vucic. Në Kosovë është komentuar se vetë Bushati u shkarkua ngaqë nuk mbështeti këtë tezë eufemike të copëtimit territorial të Kosovës. Ky debat për mosdekretimin shpërfaq një llum politik në të dy anët, e fatkeqësia më e madhe është se i tejkalon dhe inatet politike mes Metës e Ramës duke përfshirë dhe pronarë mediesh.  Sikur të mos mjaftonte kjo, Rama ka kërkuar dje falje shqiptarëve për mosdekretim. Për çfarë? Ky është një absurd i llojit të vetë, Cakaj nuk përfaqëson Kosovën. Ai është një politikan i ri, një individ që nuk përfaqëson më shumë se sa veten e tij. Meta nuk është se refuzoi të takojë ministrin e jashtëm të Kosovës e ky mund të ishte një skandal diplomatik.  Është edhe një farë loje e Ramës me ndjenjat patriotike që të marrë simpatikë këtij kufirit duke demonizuar veprimin e Metës sikur të jetë refuzues i qytetarëve të Kosovës në kabinetin qeveritar. E shoh hipokrit dhe qëndrimin e Metës kur flet me pasion për mbrojtjen e kufijve të Kosovës në letrën për mosdekretimin e Cakajt. Meta ka miqësi të madhe me politikanë të Kosovës që kanë mbështetur idenë e korrigjimit të kufijve. Edhe po të dekretohej Cakaj, edhe nëse jo, është i rrezikshëm fakti që Rama nuk ka një qëndrim të qartë për korrektimin e kufijve në Kosovë,” - tha Eraldin Fazliu, redaktor në Prishtina Insight.

Lidhur me çështjen e Cakajt, Parim Olluri, drejtor i gazetës Insajderi u shpreh se: Unë besoj që z. Meta nuk ka asgjë personale me z. Cakaj. Është thjeshtë një tendencë e Metës për të rritur pazarin, për të përfituar diçka më shumë nga qeveria e Edi Ramës. Me ndonjë koncesion të madh apo ndonjë para cash, siç e kemi parë gjatë videos së famshëm duke numëruar para me Dritan Priftin, apo me akuzat që i bëhen me kompaninë e ndërlidhur me CEZ ku Meta akuzohet se ka marrë mbi 1 milionë euro ryshfet.  Kjo përveç anës negative që mund ta zhgënjejë një diplomat të ri si Cakaj, ka dhe anën pozitive, për shkak që ende pa ja nisur detyrës Cakaj njoftohet me harbutërinë e politikës shqiptare, me anën e errët të presidentit të Shqipërisë i cili është një nga njerëzit më të korruptuar të politikës shqiptare.  Meta nuk ka bindje politike për asnjë person po është më shumë biznesmen se sa politikan dhe President i Shqipërisë. Kjo është e papritshme për Cakajn i cili nuk ka operuar asnjëherë si politikan ditën dhe si biznesmen natën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës