Gazetari Carlo Bollino: E dënova Berishën, por nuk e kam armik

Gazetari Carlo Bollino: E dënova Berishën, por nuk e kam armik

Gazetari Carlo Bollino

TIRANE- Në një intervistë për emisionin ‘Java’ në RTSH, intervistuar nga gazetari dhe analisti, Lorenc Vangjeli, gazetari Carlo Bollino ka treguar historinë e përballjes me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe fitoren në gjyq. Bollino ka rrëfyer se u refuzua nga disa avokatë, të cilët nuk pranuan që të merrnin përsipër gjyqin kundër Berishës, por që në fund përfundoi me dënimin e ish-kryeministrit për herë të parë për shpifje. Por, pavarësisht dënimit, Bollino shprehet se Berishën nuk e konsideron armik.

26 vite armiqësi, më shumë nga ana e tij se nga ana ime. Unë e kam trajtuar gjithmonë nga ana e gazetarit, me kritika. Ai më ka quajtur si përfaqësuesi i Sacra Corona Unita, kjo është qesharake. Mua më ka kërcënuar mafia pulieze, unë kam bërë denoncime dhe prokurorët më njohin në Itali. Shumë avokatë më kanë refuzuar se nuk pranonin të merrnin përsipër gjyqin kundër Berishës. Por unë nuk e konsideroj armik Sali Berishën.

Carlo Bollino

Gjatë emisionit, Bollino ka folur edhe për dënimin nga gjykata të gazetarit Jetmir Olldashit për shpifje kundër tij. Ai u shpreh se Olldashin, që u bë i famshëm pas publikimit të përgjimit misterioz të PD me Babalen, nuk e njihte, por u sulmua nga portali i tij se ishte kritik i Berishës.

Këtë zotërinë unë nuk e njoh fare, por muajt e fundit disa herë ai ka përdorur një portal të vogël për të shpifur. Duke ndjekur të njëjtën metodë si Sali Berisha, hajde të shpifim se është kundër nesh. Ligji shqiptar e mbron shumë shpifjen nëse është pa autor. Ky është një problem.

Carlo Bollino

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korespondent vullnetar British broadcast corporation BBC: 09/06/2018 18:12

    LETER z Bolino Z Bolino perpiqu ta kuptosh qe e keqja e ketij vendi eshte qeverija qe Po drejton qe prej 5 vitesh Berisha eshte jashte loje eshte jashte politikes e vertete eshte qe ai flet por nuk ja var njeri e vertete eshte qe Berisha I bie ne koke. Ed. Rames Por prape nuk ja var njeri keshtu z bolino mire eshte te MERESH e ed ramen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'