Gazetari nga Kosova Enis Veliu: Ja pse është e tmerrshme me jetu në këtë shtet…

Gazetari nga Kosova Enis Veliu: Ja pse është e tmerrshme me jetu në këtë shtet…

Enis Veliu, gazetar

Zëvendëskryeredaktori i gazetës "Zëri" Enis Veliu në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar për problemet e shumta me të  cilat po përballen qytetarët e që sipas tij është bërë e vështirë për të jetuar në këtë shtet.

– S’iu ka mbet asgjë tjetër, veç mi marrë bagerat e “Bechtel&Enka”, edhe me filluar edhe fizikisht me shkatërruar këtë shtet, në të gjitha format tjera i keni arritur qëllimet.

– Tashmë të gjitha partitë politike, ato që menaxhojnë me Institucionet Qendrore (PDK, LDK, AAK, NISMA), por edhe ato lokale (LVV,PSD), janë dëshmuar se janë të etura për para e pushtet, sa do që pushtetin e kanë marrë pikërisht duke premtuar luftimin e këtyre dukurive. Korrupsionin e Nepotizmin.

– Është e tmerrshme me jetuar në një shtet, ku qentë e policisë trajtohen me dinjtetshëm se qytetarët
– Buxheti ditor për një qenë është 20 fish më i lartë se sa ai që ndan shteti për raste sociale për një qytetarë të varfër !

– A ka ma tmerr me jetuar në një shtet, ku Qendra Emergjente ( fjala e fundit e mjekësisë kosovare) nuk ka fasha, ngjitës….asgjë nuk ka !

– Spitalet në QKUK, por edhe ato regjionale nuk kanë anestezion, madje edhe as për rastet urgjente !

– Klinika e Urologjisë në QKUK anulon operacionet në mungesë të barnave

– Të sëmurën nga kanceri nuk i kanë barnat për trajtimin e sëmundjeve të tyre (Barnat e tilla në barnatore private kushtojnë mijëra euro)

– Nuk mund të konsiderohet përveç se krim kur një aparature milionëshe në shëndetësinë publike nuk punon me vite të tëra

– Shkollat publike gjithnjë e me shumë po shkatërrohen nga keq menaxhimi i drejtoreve analfabeteve që shkollën e mesme e kanë përfunduar në moshën 55 vjeçare, e fakultetin pakë para pensionit

– A ka ma tmerr me jetuar në një shtet, ku kuadrot e zgjuara po nga ikin duke dhënë kontribut në shtete të ndryshme Evropiane, e Institucionet janë “zaptuar” nga militante politik

– Është shqetësuese me jetuar në një shtet ku Qeveria ia paguan një kompani private hiç më pakë se 53 milionë euro pa i dhënë llogari askujt.

– Është e pa shpjegueshme dhe e pa kuptueshme për qytetare të shteteve Evropiane kur te na shohin se i akuzuari me 11 pika të aktakuzës në fund të procesit gjyqësor shpallet i pa fajshëm

– Është rriskë me jetua në këtë shtet ku ushqimi i kafshëve iu serohet qytetareve

– Është e tmerrshme kur dëgjon se përmbarues të papërgjegjshëm po ua ndalin asistencën sociale edhe familjeve shumë të varfra, pasi që këta nuk kanë paguar energjinë kompanisë turke.

– A ka ma tmerr me jetuar në një shtet ku Qeveria nuk ka para trajtim të sëmurëve jashtë shtetit, e në anën tjetër ndan 300 mijë euro për t’i qu n’deti mbi 3500 veteranët të luftës

Shteti është kapur nga një grusht politikanësh që po abuzojnë me çfarë po munden. Këta bëjë jetë Evropiane, në një shtet ku qytetaret jetojnë me standarde Afrikane. Zëri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 02/07/2018 09:35

    Eshte e "tmerrshme" t e jetosh ne nje shtet te lire, i cili pas 87 vjetesh e me shume, eshte clirua nga dhuna mejsetare ortodokse sllave.Eshte e "tmerrshme" te jeton shqiptari ne Kosoven e lire e demokratike, kur i lire ecen kahdo e kurdo,kur zgjohet ne mengjes pa dyshuar se mbremjen do epres i lire e pa ndonje t razim UDB-je e komiteti. Eshte e "tmerrshme" te letosh ne Kosoven e endrrave te brezeve qe vuajten,u munbduan,derdhen gjakun e tyre e sht ruan jeterat ne rrugen e lirise se vete dhe atdheut te quajtur Kosove, ku tash fatkeqesisht dikush po jetuaka "Tmershem".

    Përgjigju
  • Wayne: 19/06/2018 12:03

    Qeveria është as më shum as më pak se pasqyrja e popullit që e zgjëdh. Çfar kërkon ni pjesë e vogel dhe „mënqur“ e popullit është një mrekulli, që t‘udhhiqet nga një vizionar dhe i drejt që nuk është ai që populli n‘fakt e donte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës