Gazetarja  Hamzai në ‘Rreze Dielli’:
Receta gatimi për ata që s’kanë kohë

Gazetarja  Hamzai në ‘Rreze Dielli’:<br />Receta gatimi për ata që s’kanë kohë<br>
E ftuara e zonjës Tefta sot në këndin e gatimit në emisionin ‘Rreze Dielli’ ishte gazetarja Dhurata Hamzai. Gazetarja e Kulturës për Report TV ka zgjedhur të ndajë me publikun një recetë të thjeshtë, të shijshme dhe me vlera ushqyese, fileto me qepë dhe domate.

Receta është një krijimtari e vetë Hamzait, e mbështetur mbi traditën e gjellëve të shpejta, që zakonisht e quajmë  “gjellë tigani”. Ndërsa zonja Tefta e përcakton këtë recetë të bazuar në “Recetat e gjyshes”.

Gjatë kohës që gatuante, Dhurata ka folur edhe për traditat e gatimit të vendit tonë, dhe ne zonën ku jetojnë gjyshet e saj, Maeicaj, një fshat ne kufi me fshatrat e Përmetit. Tradita e gatimeve është e pasur në këtë krahinë.  Ajo tregon se të njëjtat gatime tradicionale të Përmetit, gatuhen edhe në zonat e Veriut, por kanë emërtime të ndryshme.

Ajo shprehet se në shtëpi, nga mungesa e kohës ka krijuar një rregull të saj për gatimin. Receta e dytë për sot ishte e veçantë dhe me një emër që të lejon të shtosh më shumë asortimente, sallatë “Fantazia”.

E shëndetshme, e shijshme, me pak kalori, por shumë vitamina. E bërë ashtu siç shprehte në gjuhën popullore një pjatë që “e ha syri”, gjë që e shprehu edhe kolegia Hamzai. Gazetarja e Kulturës në Report TV, Hamzai në fund ka folur për sekretin e shijes së përftuar. “Ç’do lloj kulture që i shërben jetës, është një art që duhet përvetësuar”, është shprehur Hamzai gjatë procesit të gatimit gjatë bisedës me zonjën Tefta.

a.t/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot