Gazetarja Rudina Xhunga padit biznesmenin Enver Mehmeti: Më kërcënoi me jetë

Gazetarja Rudina Xhunga padit biznesmenin Enver Mehmeti: Më kërcënoi me jetë

Rudina Xhunga dhe biznesmeni Enver Mehmeti

Gazetarja Rudina Xhunga ka paditur biznesmenin Enver Mehmeti, njëherësh pronar i një agjencie turistike, pasi pretendon të jetë kërcënuar me jetë prej tij.

Lajmin e bën të ditur vetë Xhunga dhe thotë se gjithçka ndodhi për shkak të një shkrimi të saj.

 “Enver Mehmeti  pas një shkrimi për ferrin e pushimeve, prenotuar te agjencia tij, më bëri të qartë fundin që më priste”, thotë Xhunga e cila ankohej më herët për faktin që kishte paguar 2600 euro për pushimet në një resort në Turqi. Ajo shkruante se kushtet nuk ishin aspak sikurse ia kishte prezantuar agjencia turistike e Mehmetit.

“E denoncova se e besova. Ai nuk është anonimi i zakonshëm që kërcënon në emër të partisë. Ai kërcënon dhe e mban fjalën, në emër të parasë. I ka paratë të çojë e mbrojë një njeri, që më shtyp në vijat e bardha. Gazetarët nuk i vrasin më në luftë. Është paraja, nuhatja që i çon te paraja, që ju merr jetën”, sqaron gazetarja.

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen