POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Genova/ Zyrtarët italianë kërkojnë tërheqjen e koncesionit, ‘Autostrade per l’Italia’: I kemi përmbushur detyrimet, kemi prova

Pas kërkesës së dy zëvendëskryeministrave italianë, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini mbi tërheqjen e koncesionit të dhënë kompanisë ‘Autostrade per l’Italia’ pas tragjedisë së Genovas, një reagim ka ardhur edhe nga kompania.

Në një njoftim zyrtar, shkruhej se ata mund ta vërtetonin se gjithmonë i kanë përmbushur detyrimet e tyre për mirëmbajtjen e rrugës.

Faktet që ne kemi bazohen në aktivitetet e monitorimit dhe mirëmbajtjes të kryera në bazë të standardeve ndërkombëtare.

‘Autostrade per l’Italia’

Në fund ‘Autostrade per l'Italia’ ka deklarauar se po punon për të përcaktuar projektin për rindërtimit të urës, një projekt i cili sipas tyre mund të mbyllet për vetëm pesë muaj.

ke.mu.
Komento