Gerard Pique largohet zyrtarisht nga kombëtarja spanjolle

Gerard Pique largohet zyrtarisht nga kombëtarja spanjolle

Futbollisti Gerard Pique

Një tërheqje e bujshme vjen nga kombëtarja, kësaj here nga ajo spanjolle. Gerard Pique ka mbajtur premtimin që kishte dhënë që para ndeshjes Shqipëri-Spanjë, kur kishte thënë se në fund të Botërorit 2018 do t’i jepte lamtumirën përfaqësueses së vendit të tij.

Mbrojtësi spanjoll ka konfirmuar sot në konferencën për shtyp se ky vendim ishte marrë tashmë dhe kishte lajmëruar edhe trajnerin Luis Enrike që nuk do të bëhej më pjesë e “La furia roja” në edicionin e ri.

 “Fola me Luis Enrique një ditë më parë. Më telefonoi dhe i thashë që vendimi ishte marrë dhe menduar prej kohësh.

Ajo ishte një etapë shumë e bukur, për të cilën jam shumë i lumtur, por tashmë duhet të përqendrohem te Barcelona.

Me mbeten ende disa vite te Barcelona, shpresoj që të jenë sa më të mirë dhe të argëtohem”, - ishin fjalët e mbrojtësit në konferencë për shtyp ku konfirmoi vendimin e tij.

Futbollisti ka luajtur me Spanjën që nga viti 2009, duke zhvilluar 102 ndeshje me të dhe duke shënuar 5 gola gjatë kësaj periudhe. Ai ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Europianin në 2012.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia