Gjak e shpejtësi, e shtuna plot aksidente/ Çfarë ndodhi sot në Rinas, Rrogozhinë, Mallakastër e Elbasan

Gjak e shpejtësi, e shtuna plot aksidente/ Çfarë ndodhi sot në Rinas, Rrogozhinë, Mallakastër e Elbasan

Aksidenti sot në aksin Rinas-Kashar

Paraditja e së shtunës ka shënuar disa aksidente, në disa nga akse të vendit. Në Rinas-Kashar, mëngjesin e sotëm u përplasën 4 makina, duke lënë të plagosur 6 persona, një prej të cilëve, një 23-vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë. Shkak ka qenë shpejtësia, ku njëri mjet është ndarë më dysh.

Aksidenti ndodhi në afërsi të urës së Tiranës, ndërsa të plagosurit u dërguan në Spitalin Ushtarak.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, një nga mjetet e përfshira në aksident përfundoi i ndarë në dysh.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, tha se të plagosur mbetën shtetasit Smerald Bozaxhiu, 29 vjeç, Anarildo Bregu 28 vjeç, Ornela Muja 23 vjeçe, Roland Marku 22 vjeç, , Gabriele Vokri 22 vjeç, Reshat Hoxha 51 vjeç.

Shkak i aksidentit në Rinas dyshohet të kenë qenë manovrat e gabuara të mjeteve, tentativa për të parakaluar në urë, si dhe shpejtësia.

Aksidenti në Mallakastër

Paraditen e sotme një tjetër aksident u raportua në Mallakastër, aty ku një kamion përplasi një makinë tip “Volkswagen”.

Urim Koliqi, 45 vjeç, banues në Durrës është ndaluar nga Policia pas aksidentit.

Njoftimi:
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vëndin e quajtur "Greshicë", duke drejtuar automjetin tip kamion, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin Sh.P, 49 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e mjetit tip "Volkswagen" shtetaset F.D, 55 vjeçe, E.D, 54 vjeçe dhe shtetasi A.D, 60 vjeç, banues në Mallakastër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti në Rrogozhinë

Një 12-vjeçare humbi jetën paraditen e kësaj të shtune, pasi i preu rrugën një makine në një nga mbikalimet në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Makina përplasi vajzën e mitur duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Burime i thanë Report Tv  se u arrestua drejtuesja e mjetit.

Rrugët e Shqipërisë me nisjen e sezonit të verës, vijojnë të kthehen në burim aksidentesh. Pakujdesia e shoferëve, shpejtësia mbi normat e lejuara dhe infrastruktura në rrugë janë disa nga shkaqet e këtyre aksidenteve.

Aksidenti në Elbasan

Një tjetër aksident me vdekje u shënua orët e para të darkës së sotme, rreth orës 20:00 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një 48 vjeçare me inicialet A.D ka aksidentuar shtetasin Sokrat Bodurr, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit në komisariat për veprime të mëtjeshme. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taksisti: 23/06/2018 17:02

    Duhet vetting edhe per autoshkollat qe japin patentat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit