Gjashtë vrasje të pazbardhura/ Prania e RENEA-s largon “të fortët” nga Shkodra

Policia në Shkodër vijon të jetë në kërkim të personave që kanë kryer 6 vrasjet e fundit në këtë qytet. Pavarësisht se deri më tani kanë qenë 4 të arrestuar dhe të dyshuar si të lidhur me këto vrasje, nuk ka asnjë provë që e lidh Ilir Bajrin, Erogren Brajoviç, Emer Plakun dhe Astmer Bilalin me këto vrasje.

Prokuroria në Shkodër është në pritje të analizave nga laboratori shkencor, nëse ndonjë nga armët e sekuestruara është përdorur në vrasjet e fundit. Grupi hetimor shpreson të marrë përgjigje pozitive nga laboratori për këto armë, çka mund të çojë edhe në identifikimin e autorëve të vrasjeve në Shkodër.

Ilir Bajri, Emer Plaku, Astmer Bilali dhe Erogren Brajoviç nuk kanë pranuar asnjë prej akuzave të ngritura nga Prokuroria. Ata thanë se nuk janë pjesë e ndonjë grupi kriminal dhe se nuk kanë lidhje me vrasjet e ndodhura në Shkodër.

Paralelisht uniformat blu në qytetin verior janë në kërkim të personave të anëtarëve të tjerë të fisit Bajri, të cilët nuk u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrolleve të RENEA-së.

 Pas ndërhyrjes së RENEA-së qyteti i Shkodrës i është rikthyer normalitetit dhe situata është qetësuar. Kjo lidhet edhe me faktin se disa prej anëtarëve të grupeve kriminale janë larguar nga Shkodra pa nisur ende kontrollet e RENEA-së. Frika për ndonjë arrestim të mundshëm ka bërë që personat e skeduar nga Policia të largohen nga Shkodra.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për 6 personat e vrarë muajt e fundit në qytetin verior. Vrasjet e muajve të fundit dyshohet se kanë ndodhur për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale dhe gjobave që mund tu jenë vendosur biznesmenëve të ndryshëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuti: 08/09/2018 23:33

    Bajret jane bajraktaret e Shkodres sot...te vrasin dhe si let qimja. Ata bashke me deputetin e tyre Luan Harusha nje gdhe dhe tutor ne Itali e Gjermani. Me shtetesi italiane deputet ne Shqiperi dhe i zgjedhur nga familja kriminale Bajri.

    Përgjigju
  • ahmed: 08/09/2018 16:33

    Dhe ky Ilir Bajri,qenka arrestuar dy vite me pare,per atentat ne mes te qytetit,sebashku me vellane e vet. Se pse eshte i lire,hajde merre vesh. Hajde shtet hajde.

    Përgjigju
    • Cansas City: 09/09/2018 10:39

      T tregoj une Ahmed: Iliri, Behari dhe Bledari shkembejne zjarr me 2 cuna ne mes te Shkodres. Gjate ikjes makina me te cilen udhetonin del nga rruga dhe Zoti tregohet zemergjere me vrasesit!!. Tek BMW e permbysur policia gjen 1 AK-47 dhe 1 pistolete gezhojat e te cilave perputhe me gezhojat e vendngjarjes ne qender. Ne perfundim gjykata arsyeton se drejtuesi i BMW ka mbajtur timonin, ka qelluar me automatik dhe me pistolete njekohesisht dhe e shpall fajtor per 2 tentativa vrasje dhe armembajtje pa leje. Ndersa Ilir dhe Bahar Bajri denohem 6 muaj per MOSKALLEZIM KRIMI!!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon