Gjemania kushtëzon sërish
integrimin e Serbisë me Kosovën

Gjemania kushtëzon sërish<br />integrimin e Serbisë me Kosovën
“Po vazhdojnë konsultat ndërmjet vendeve anëtare”, citojnë medie serbe t’u ketë thënë një diplomat i lartë evropian që ka insistuar për anonimitet duke shtuar se pasiguria për dhënien e datës së fillimit të negociatave Serbi – BE do të vazhdojë deri më 17 dhjetor, ditën kur do të takohen shefat e jashtëm të vendeve të BE–së.

"Gjermania po insiston që para fillimit të negociatave të zgjidhet çështja e jurisprudencës në veri të Kosovë”, citon Tanjug një zyrtar në BE, Bruksel, duke shtuar se sipas Planit Aksional për zbatim të Marrëveshjes së Brukselit kjo gjë duhet të përfundojë deri në fund të vitit.

"Nëse Thaçi e Daçiç merren vesh për këtë temë (jurisprudencë - çështja e Gjykatës themelore në Mitrovicë), e që do të takohen më 13 dhjetor, Gjermania praktikisht do të mbetet pa argumente për shtyrjen e mëtejshme të fillimit të negociatave”, citon biseduesin kjo agjenci serbe.

Gjermania dhe Britania e Madhe ua kanë dërguar planin non-paper vendeve të tjera anëtare të BE-së para dy muajsh sipas të cilit procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, pos në kapitullin 35, duhet të mbetet i lidhur drejtpërdrejt me kapitujt negociues, e nëse ka ngecje në procesin e normalizimit, automatikisht të pezullohen negociatat.

Mediet serbe sot thonë se “non paper” gjermano -britanik gjatë debatit në Këshill ka pësuar ndryshime të konsiderueshme, e në tryezë aktualisht është një versioni kompromisit që e kanë bërë përfaqësues të Lituanisë, vendi që e kryeson Këshillin.

"Ky propozim është shumë më “i butë” dhe parasheh negociata të ndërlidhen me Kosovën vetëm për gjërat me rëndësi të veçantë” ka thënë diplomati i cili ka shtuar se shumica e formulimeve lituane janë vënë në kllapa të mesme.

BE e ka zakon që në kllapa të vërë pjesë dokumentesh për të cilat nuk është arritur pajtimi.   

Marrë nga "Koha Ditore"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë