POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Gjendet 4-vjeçari në Durrës, qytetarja telefonon policinë pasi pa foton në Report Tv

Foto e vogëlushit që kishte humbur në Durrës

Durrës- Përfundon makthi i prindërve në plazhin e Golemit, që denoncuan si të zhdukur fëmijën e tyre të mitur 4-vjeçar. Almatin Alia, iu humbi prindërve nga sytë 3 orë më parë në plazhin e Golemit, pranë hotelit AS. Familja dhe policia denoncuan në Report Tv, dhe pak minuta pas publikimit, një qytetare e pa vogëlushin duke qarë në rrugë. Ajo ka telefonuar menjëherë në polici dhe fëmija tashmë ndodhet pranë prindërve të tij.

f.g.
Komento