Gjendet një makinë e braktisur në Shkodër, burime: Brenda mjetit ka shenja plumbash dhe njolla gjaku

Policia e Shkodrës njofton se është gjetur një makinë ndaj të cilës është qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur më 14 tetor dhe makina është gjetur në fshatin Shtoj i Vjetër.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se brenda makinës janë gjetur njolla gjaku. Dyshohet se nga të shtënat mund të ketë patur një plagosje të lehtë ose edhe dhunë.

Makina është gjetur tek shinat e trenit, larg nga rruga nacionale. Mjeti tip Kia në të cilin është qëlluar me armë, dyshohet se është i vjedhur dhe se në të janë vendosur targa të tjera.

1539771547_vendikugjetmakinadjegur.jpg

Vendi ku gjet makina e djegur ne Shkoder

Njoftimi i plotë

Komisariati i Policisë Shkodër

Në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, është gjetur i braktisur automjeti tip KIA, ku nga këqyrja e bërë nga grupi hetimor në automjet ka shenja plumbi. Nga verifikimet e kryera nuk rezulton asnjë person i dëmtuar. Punohet për sqarimin e rrethanaave të ngjarjes, identifikimin e pronarit të mjetit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Nenet 76, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 17/10/2018 21:25

    Nuk e kuptoj se perse policia nuk perdor median per te interesat e veta?! Nxirre ore foton e makines se njerezit e njohin se kush e ka perdorur dhe do te gjendet ndonjeri qe te beje ndonje telefonate...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor