Gjendet pa ndjenja në trotuar në Kamëz, ndërron jetë në spital 57 vjeçari

Gjendet pa ndjenja në trotuar në Kamëz, ndërron jetë në spital 57 vjeçari

Foto ilustruese

Një 57-vjeçar është gjetur dje pa ndjenja në Kamëz në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu” nga disa kalimtarë të rastit.

Burri me inicialet S.M është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por ka ndërruar jetë më pas.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për shkaqet e vdekjes së 57-vjeçarit, por sipas mjekëve të spitalit S.M ka ndërruar jetë si shkak i një infrakti.

Njoftimi i policisë
Më datë 03.06.2018, në Kamëz, në rrugën “Bulevardi Blu“, në trotuar, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi S.M., vjeç 57, banues në Kamëz, të cilin e kanë dërguar për ndihmë mjekësore ku më pas ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish