Gjermani, 13-vjeçari zbulon thesarin shekullor Viking

Gjermani, 13-vjeçari zbulon thesarin shekullor Viking

Një pjesë e thesarit Viking i gjetur në Gjermani

Në fillim Luca Malaschnittschenko mendonte se kishte gjetur alumin të pavlerë, kur 13 vjeçari, me pasion arkeologjinë, ka gërmuar tokën dhe ka parë se çfarë kishte brenda saj ka mbetur pa fjalë. Me ndihmën e një detektori, Luca së bashku me mësuesin e tij kanë arritur të zbulojnë sasi monedhash, por ajo që ju është konfiruar nga specialistët i ka lënë pa fjalë.


(Një pjesë e thesarit Viking i gjetur në Gjermani)

Së bashku me mësuesin e tij Ralf Schoen, kanë kuptuar se kanë gjetur diçka të rëndësishme dhe me vlerë. Gjithçka çfarë u gjet në fushën bujqësore, në mes të asgjëse, iu dorëzua Institutit Arkeologjik i Pomerania Mecklenburg. Konfirmimi erdhi nga specialistët, ata kishin në dorë monedha mijëvjeçare.

Qindra monedha mendohet të datojnë nga Mbretëria e Haraldit I (910-987), mbreti unifikues i cili hodhi poshtë besimet vikinge dhe përhapi kristianizmin në Danimarkë.

Janë gjetur gjithashtu monedha më të vjetra që mendohet të vijnë nga rajone mjaft të largëta, veçanërisht një monedhë e vjetër e Damaskut, e transformuar në bizhu dhe që daton nga viti 714. Monedhat më të fundit datojnë nga vitet 980.

”Jemi përballë një rasti të rrallë, ku zbulimi duket se lidhet me burimet historike”, sqaroi arkeologu .

Bizhuteritë, që datojnë nga e njëjta periudhë, ishin zbuluar më parë jo shumë larg që aty, në ishullin e Hiddensees në fund të shekullit XIX. Historianët e rajonit marrin për bazë gjithashtu se këto objekte të vyera mund të jenë fshehur gjatë arratisjes së mbretit.

Mbreti Harald me Dhëmbin Blu është një figurë e rëndësishme historike në territorin skandinav. Pikërisht për nder të tij u pagëzua teknologjia e komunikimit pa kabllo me emrin ”Bluetooth” .
Simboli i ”Bluetooth” është gjithashtu një bashkim i dy shkronjave të alfabeteve runikë që përfaqësojnë inicialet e mbretit Harald.


(Luca, 13 vjeçari së bashku me mësuesin e tij Ralf Schoen)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë