Gjermania mbështet SHBA-të, Merkel: Sulmi në Siri, i nevojshëm

Gjermania mbështet SHBA-të, Merkel: Sulmi në Siri, i nevojshëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, edhe mbajti larg Gjermaninë nga ndërhyrja ushtarake në Siri, ka deklaruar se mbështet sulmet e SHBA, Britanisë dhe Francës kundër përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve.

Në një deklaratë të saj Merkel thotë se Rusia ka penguar një hetim të pavarur të asaj që ndodhi me armët kimike, përmes bllokadës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Duke pasur parasysh këtë, aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë kryen sulme ajrore kundër objekteve ushtarake të regjimit sirian sonte. Kjo qasje synon të kufizojë aftësinë e regjimit për të përdorur armë kimike dhe për të parandaluar atë nga shkelje të mëtejshme të Konventës për Armët Kimike.

Ne mbështesim që aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë marrë përgjegjësinë në këtë mënyrë. Operacioni ushtarak ishte i nevojshëm dhe i përshtatshëm për të ruajtur efektivitetin e ndalimit ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike dhe për të paralajmëruar regjimin sirian për shkelje të mëtejshme”. 

Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë

Ajo shton se 100 vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të gjithë renditen kundër atyre që shkelin Konventën për Armët Kimike dhe “Gjermania do të mbështesë me vendosmëri të gjithë veprimtarinë diplomatike në këtë drejtim". 


Lajmi kryesor:

Sulmi kimik ndaj civilëve, SHBA, Britania dhe Franca bombardojnë me raketa Sirinë/VIDEO


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet