Gjermania pa Hummels në vendimtaren me Suedinë

Gjermania pa Hummels në vendimtaren me Suedinë

Qendërmbrojtësi gjerman, Matt Hummels

Gjermania luan sot në 20.00 ndeshjen e dytë të saj në këtë Botëror përballë Suedisë. Gjermania duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Suedisë për të mbetur në garë për Kupën e Botës, pasi e nisi veprimtarinë me një humbje 0-1 ndaj Meksikës, ndërsa Suedia fitoi në ndeshjen e parë 1-0 ndaj Koresë së Jugut.

Gjermanët nuk duan të kenë fatin e Argjentinës dhe të varen nga të tjerët ndaj fitorja në këtë ndeshje do të jetë jetike për ta. Por sikur të mos i mjaftonin problemet me lojën e dobët të ekipit trajnerit Loë duhet të luajë në këtë ndeshje vendimtare edhe pa Mats Hummels, një prej qendërmbrojtësve titullarë. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Gjermanisë, Joachim Loë, gjatë konferencës së djeshme për shtyp:

“Mats Hummels me shumë mundësi nuk do të luajë nesër. Dje ai ndrydhi qafën dhe situata nuk është përmirësuar. Nuk pres që të kthehet në kohë për këtë ndeshje, por do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të Botërorit.'

Sa i përket formacionit titullar trajneri gjerman ka deklaruar se pavarësisht paraqitjes së dobët të skuadrës në ndeshjen e parë nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime të mëdha, ndodhta një ose dy lojtarë mund të ndërrohen.

“Përse duhet ta humbasë besimin te futbollistët e rëndësishëm që kam në skuadër? Fakti që nuk luajtën një ndeshje të mirë nuk do të thotë se janë bërë futbollistë skarco. Ndoshta do të ulet në stol një ose dy prej tyre, por unë jam ai që beson verbërisht te ekipi që ka në dispozicion dhe do të korrigjojmë gabimet që bëmë në ndeshjen e parë”, tha Loë. Kroos, Muller, Ozil dhe Khedira kanë qenë ndër futbollistët më të kritikuar pas ndeshjes së parë, por Loëv shprehet besimplotë:

“Unë kam besim se ata, ashtu si lojtarët e tjerë të ekipit do të korrigjojnë situatën duke fituar kundër Suedisë, duke na dhënë mundësinë të vihemi në një pozitë të shëndoshë për të synuar kualifikim në ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut. Unë kam shumë besim te Gjermania ime.” Nga ana e tyre suedezët nuk kanë ndonjë problem dhe pritet të luajnë me të njëjtin formacion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon