POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Gjermania sërish kundër rishikimit të kufijve Kosovë-Serbi: Do të hapte kutinë e Pandorës

Ministri për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth

Ashtu si Angela Merkel pak ditë më parë, sot ministri për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth përmes një statusi në rrjetet sociale u pozicionua edhe njëherë kundër idesë së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Ai tha se një veprim i tillë do të hapte kutinë e pandorës dhe armiqësive të vjetra.

"Të dashur miq në Kosovë dhe Serbi, rishkrimi i kufijve nuk do të zgjidhë asnjë problem. Një veprim i tillë do të hapte Kutinë e Pandorës të armiqësive etnike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është thjesht multietnike, multifetare dhe multikulturore. E bashkuar në diversitet, kjo është Evropa", tha Roth në një postim në Tëitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

d.ba.
Komento