Franca kampione bote ka marrë humbjen e parë që pas triumfit në Rusi pasi mbrëmë është mposhtur 2-0 nga Holanda në Roterdam. Koeman në këtë mënyrë mban premtimin e dhënë para ndeshjes falë golave të Vinlajdum dhe Depajt.
Një fitore e rëndësishme kjo për “tulipanët” në Ligën e Kombeve që I jep mundësinë të shpresojnë për vendin e parë, ndërsa njëkohësisht vulosën fatin e Gjermanisë që do të zbresë një ligë më poshtë. “Panzerat” të cilët ndeshjen e fundit në grup do ta luajnë kundër Hollandëa nuk kanë asnjë mundësi për të shpresuar pasi deri më tani kanë grumbulluar vetëm 1 pikë, kundrejt 6 të “tulipanëve” dhe 7 të Francës.
Ndërkohë Uellsi I cili të martën do të luajë miqësoren kundër Shqipërisë është mposhtur nga Danimarka me rezultatin 1-2, duke I dhënë fund shpresave për t’u kualifikuar në Europian nga Liga e Kombeve.
Sonte ndërkohë Italia do të ketë shansin e fundit për të shpresuar ende te vendi I parë. Në Ligën e Kombeve, Grupi 3, “axurrët” do të kërkojnë patjetër të mposhtin Portugalinë kryesuese, për të shpresuar më pas “luzitanët” do të kenë të njëjtin fat kundër Polonisë.
Në prag të sfidës trajneri Mancini është shprehur: “Ronaldo është një mungesë e rëndësishme por Portugalia mbetet shumë e fortë. Ne duhet të fitojmë në këtë sfidë deciçive dhe Imobile ka shumë shanse ta nisë si titullar”.
Ndeshja pritet të luhet në një atmosferë të zjarrtë pasi italianët për këtë sfidë kanë zgjedhur stadiumin “San Siro” I cili ka një kapacitet prej 80 mijë tifozësh.
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
11.4%
-
Të vogla
72.7%
-
Nuk e di
15.9%
Vota total: 44
Lajme të tjera
-
‘Luftë’ mes 6 kombëtareve, vulosen sonte 3 biletat e fundit të Europianit! Miqësoret e luksit, spikat Spanjë-Brazil
26 Mars, 11:56
-
VIDEO/ Supergoli i Pellegrinit dhe rrjeta e Barellas si kapiten! Italia shkëlqen me Ekuadorin, Spalletti: Jemi të bashkuar
25 Mars, 14:00
-
VIDEO/ Gjermania jep efekt me Kroos, mposht 0-2 Francën në Lyon! Gol pas 7 sekondash
23 Mars, 22:52
-
Italia fiton 2-1 ndaj Venezuelës në Florida, Retegui dopietë (VIDEO)
22 Mars, 15:30
-
Italia e Spallettit në krizë për sulmues, 'axurrët' kurrë më dobët se sot për golashënues
20 Mars, 12:37
-
Për herë të parë në 30 vjet, Holanda pa asnjë futbollist të Ajaxit
19 Mars, 22:57
-
Teknologji e re në Vlorë/ Doktor Maksim Gega 30 vite bashkëpunim me mjekët italianë! Hematologu Guarini: Diagnoza të avancuara në telemjekësi
19 Mars, 19:22
-
Nga punëtor i thjeshtë, në prodhues i vajit të ullirit në Itali! Historia e 43-vjeçarit shqiptar që sot ka fabrikën e tij
17 Mars, 07:20
-
Vodhi ne 2015 filialin e bankës në Shijak, arrestohet pas 9 vitesh në Itali (Emri)
16 Mars, 13:29
-
Lufta në Ukrainë/ Italia: Përjashtohet dërgimi i trupave italiane në Kiev, Tajani: Nuk duam t’i bëjmë luftë Rusisë
15 Mars, 09:57
-
Itali, kokainë në pistën e skive në Valtellina, Shqiptari i klanit mafioz të Shkodrës kontrollonte tregun e drogës! Ishte në kërkim për vrasje
14 Mars, 17:56
-
Lista/ Miqësoret me Francën dhe Holandën, ylli i Real Madrid rikthehet te Gjermania
14 Mars, 17:36