Gjermeni: Masakër mjedisore në Krastë të Krujës, Klosi: Subjektet që e kanë ndotur do t'u hiqet licensa

Gjermeni: Masakër mjedisore në Krastë të Krujës, Klosi: Subjektet që e kanë ndotur do t'u hiqet licensa

Blendi Klosi, Ministrit i Turizmit dhe Mjedisit

Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni i ka kërkuar Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi që ndotja mjedisore në zonat e mbrojtura si Krasta e Krujës apo në lumenjtë e vendit të frenohet sa më parë. Madje,Gjermeni i ka kërkuar Klosit që të marrë edhe masa penalizuese ndaj njësive vendore që nuk ushtrojnë kontrolle ndaj atyre që shkaktojnë masakër mjedisore.

Kërkoj ndërhyrje konkrete tek masakra mjedisore që është bërë në Krastë të Krujës, por edhe tek ndotja e ajrit.

Eglantina Gjermeni, deputete e Partisë Socialiste

 Klosi u shpreh gjatë raportimit për projektbuxhetin e vitit 2019 se do t’iu hiqen licensat subjekteve  që ndotin Krastën e Krujës. 

Brenda pranverës së vitit të ardhshëm të gjithë guroret që ushtrojnë aktivitet në zonën që ju përmendët, do të largohen nga ajo zonë.

Blendi Klosi, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit

Ai tha më tutje se vitin e ardhshëm do të ketë investime në infrastrukturën turistike, pasi shumë kompani kanë shprehur interes për të investuar në hotelet me 4 dhe 5 yje. “Sot kemi 10 deri në 15 kompani, të cilat janë të gatshme të fillojnë investimet në hotelet me 5 yje në bregdet dhe në zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Klosi.

Së shpejti, Klosi bëri të ditur se qeveria do të paraqitet me një draft të detajuar për projektligjin për pyjet në vendin tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rinovimi i Marrëveshjes së Ndihmës për Objektiva Zhvillimi, Mete nënshkruan marrëveshjen me drejtoreshën e USAID: Zgjerohet më tej financimi

Rinovimi i Marrëveshjes së Ndihmës për Objektiva Zhvillimi, Mete nënshkruan marrëveshjen me drejtoreshën e USAID: Zgjerohet më tej financimi