Gjesti i shqiponjës në ndeshje/ Shpërthejnë festimet, shqiptarët vendosin flamurin kombëtar mbi atë serb/VIDEO

Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë nëpër rrjetet sociale është postuar një video që shihet që në një nga makinat e tifozëve serb që kishte flamurin e tij është vendosur ai shqiptar duke u mirëpritur mes brohorimave dhe entuziazmit.

Serbia ka përjetuar humbjen ndaj Zvicrës me rezultatin 1:2, ku dy golat janë shënuar nga shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ajo çfarë i ka nervozuar serbët ka qënë gjesti i golashënuesëve, ku duke bërë me duar shqiponjën duke festuar golat e fitores.

Teksa në video shihen festimet e shumta, jo vetëm të zvicerianëve por edhe të shqiptarëve, por shihet një grua bjondje, për të cilën thuhet se është serbe, e cila synon tu prishë festën disa shqiptarëve të cilët brohorisnin të gëzuar, duke u konfliktuar me ta dhe duke tentuar dhe ti qëllojë. 

Por për fat të mirë konflikti është mbyllur shpejt dhe serbja nuk është lejuar që të bëjë ndonjë skandal për tu prishur festën shqiptarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Xavi Hernandez i jep besën Barcelonës, qëndron edhe vitin që vjen

Zyrtare/ Xavi Hernandez i jep besën Barcelonës, qëndron edhe vitin që vjen