POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

 Gjigandi turk kërkon Berat Gjimshitin, Tare futet në garë për shërbimet e Hysajt

Berat Gjimshiti

Prej disa ditëve jemi zyrtarisht në merkaton e janarit dhe futbollistët e Kombëtares shqiptare po përfliten jo pak. Së fundmi është Berat Gjimshiti, mbrojtësi që aktivizohet te Atalanta në “Seria A”, I cili ka hyrë në radarët e skuadrës turke të Besiktas. 

Sipas mediave atje, skuadra më e titulluar e Turqisë është në kërkim të dy qendërmbrojtësave pasi Pepe dhe Enzo Roco me shumë mundësi do të largohen në janar. Për më shumë, edhe Demagoi Vida mund të ndryshojë skuadër pasi për nënkampionin e botës me Kroacinë nuk mungojnë ofertat.

Në këto rrethane emergjente Besiktas nuk kërkon të humbë kohë dhe për këtë arsye ka mbajtur një takim me agjentin e shqiptarit në Milano. Duke parë që Gjimshiti nuk është titullar fiks te Atalanta gjasat për një lëvizje drejt gjigandit turk nuk janë të vogla.

Ndërkohë të reja ka edhe për Elseid Hysajn. Një ditë pasi agjenti I futbollistit kërcënoi me largim, “Il messaggero” shkruan se situatën e shqiptarit po e monitoron me shumë kujdes Lazio e Igli Tares. Drejtori sportiv I kryeqyetasve nuk e ka fshehur simpatinë për Hysajn që në kohën kur ishte te Empoli, por Napoli në atë periudhë mbylli gjithçka për shqiptarin.

Aktualisht për kalimin e Hysajt në kryeqytet problem është çmimi I kartonit, pasi Napoli nuk do të heqë dorë pa 20 mln euro. Një shifër që bie ndesh me strategjinë e Lazio-s, që shifra të tilla nuk I shpenzon prej kohësh. Gjithsesi paratë nuk janë rivali I vetëm I Tares, por edhe Sarri të Chelsea që gjithmon mban një sy te shqiptari.

ke.mu.
Komento