POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Gjiknuri dhe ambasadorja gjermane në Portin e Durrësit: Do zgjidhim problemet e trashëguara

Ministri Damian Gjiknuri

I shoqëruar nga Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, dhe drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Afrim Bakaj, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi një vizitë në Terminalin Lindor të mallrave kargo, ku ushtron veprimtarinë e saj kompania koncesionare EMS APO.

Siç e shikoni është duke u përpunuar një nga ngarkesat më të mëdha që kanë ardhur ndonjëherë në Shqipëri të mullinjve me erë. Ata janë duke u instaluar në Kosovë por po përdoret Shqipëria si tranzit dhe Porti i Durrësit i përzgjedhur për shkak të kapaciteteve të tij. Është një arritje shumë e madhe për Portin e Durrësit pasi është edhe një lloj eksperience e fituar nga gjithë operatorët këtu që janë marrë me transportimin e mallrave që kërkojnë një trajtim të veçantë, si nga pikëpamja e shkarkimit por edhe transportimit në destinacion.

Ministri Damian Gjiknuri

Më tej, ai shprehu falënderim për Autoritetin Portual dhe kompaninë duke sqaruar se është duke u biseduar edhe për zgjidhjen e problematikave të trashëguara.

Jemi duke punuar me kompaninë për të zgjedhur edhe disa probleme të trashëguara. Një hap i parë ka qenë edhe kontributi që ata do të japin për hapjen e një shkolle të Marinës Profesionale që do të njihet në të gjithë botën, pra një trajnim profesional për të çertifikuar marinarë shqiptarë që të kenë mundësi të punojnë jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Qeveria gjermane gjithnjë ka shprehur interesim për zhvillimin e projekteve infrastrukturore por në veçanti edhe për mbarëvajtjen e bizneseve gjermane në Shqipëri.

Ministri Damian Gjiknuri

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë u shpreh optimiste për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mes kompanive gjermane dhe institucioneve shqiptare.

Mbështes atë çka tha ministri Gjiknuri. Është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit mes një kompanie gjermane stivadore që është vendosur në terminalin lindor EMS APO dhe Shqipërisë. Jam shumë e kënaqur që ky projekt po shkon në një rrugë të mirë dhe besoj se është fillimi për një bashkëpunim edhe më të ngushtë me kompanitë gjermane dhe veçanërisht me EMS këtu në Portin e Durrësit.

Ambasadorja gjermane, Schütz

d.co.
Komento