Gjiknuri dhe Qëndro vizitojnë kantierin e rrugës Tiranë-Elbasan:Brenda pranveres rruga eshte e perfunduar (VIDEO)

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan kantierin e hapur të rrugës Tiranë-Elbasan, në segmentin nga rrethrrotullimi i TEG drejt tunelit të Kërrabës.

Ministri Gjiknuri tha se për shkak të vëmendjes së shtuar në këtë projekt, bashkë me financimin e siguruar për përmbylljen e veprës dhe një menaxhim më të mirë të kontratës, u bë e mundur të zgjidhet ky ngërçin dhe problemet juridike që ka pasur të trashëguara, por mbutë gjhitha për të siguruar financimi shtesë për përfundimin e kësaj vepre.

Jemi në fazën e fundit të punimeve dhe jam i bindur se brenda pranverës rruga do të jetë e hapur për publikun me të gjitha parametrat e nevojshëm . Është bërë një punë e madhe vitin e kaluar për të zgjidhjen e ngërçit, dhe problemet juridike që ka pasur të trashëguara, por mbi të gjitha  siguruar financimin shtesë për përfundimin e kësaj vepre që mori më shumë kohë se çduhej për shka të projektimit jot ë mirë dhe problemeve të menaxhimit jo të mirë të kontratës.

Damian Gjiknuri, Ministri i Infrastrukturës dhe Enegjitikës

 

Qendro duke sqaruar të dhënat teknike të investimit, konfirmoi se tashmë punimet po shkojnë drejt përfundimit.

Jemi në kantierin e Rrugës Elbasan. Jemi në pjesën fundore të projektit. Realisht ka ngelur vetëm  6% punime nga i gjithë volumi i punëve për të përfunduar, vetëm paketa e shtresës rrugore dhe të gjithë elementët e  tjerë të sigurisë rrugore. Ritmi i punimeve është i kënaqshëm dhe ne mendojmë që brenda grafikut të ri të punimeve kjo vepër të përfundoj dhe përfundimisht kjo pjesë të përfundoj dhe ky aks të hapet.

Afrim Qendro

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O mashtrus: 10/01/2019 08:27

    O Damian o kokrra e mashtruesit.Po ka qe me 2013 qe eshte hapur ajo pjese e rruges kurse ju vetem keni genjyer.Do hapet sot do hapet neser.Ik o qelbesire,hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot