Gjiknuri takon Sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo: Gjeta mbështetjen e administratës Trump

Gjiknuri takon Sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo: Gjeta mbështetjen e administratës Trump

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo

Në kuadër të vizitës që po kryen në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri vazhdoi takimet me zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Trump.

Gjatë pritjes së organizuar në Departamentin e Shtetit për delegacionet e nivelit të lartë pjesëmarrës në Konferencën Botërore të Gazit, ministri Gjiknuri takoi Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo dhe Sekretarin për Energjinë Rick Perry. Gjatë këtyre takimeve u bisedua për projektet strategjike që lidhen me sigurinë energjetike evropianë dhe rolin që ka Shqipëria në këto procese.

Gjeta mbështetjen e zyrtarëve të lartë të administratës së Presidentit Trump për atë çka po bën Shqipëria në lidhje me ecurinë e Korridorit Jugor të Gazit, si vendi që ka kontribuar më shumë në ecurinë e këtij projekti madhor për Evropën dhe sigurinë energjetike globale.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri

Një tjetër takim, ministri Gjiknuri e realizoi me zëvendës nënsekretarin e shtetit për stabilizimin e konflikteve Peter Maroço.

Pata mundësinë të takohem me një tjetër mik të Shqipërisë me të cilin diskutuam mbi sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe rolin që luan Shqipëria si faktor stabiliteti në rajon. Një vëmendje e veçantë u tregua edhe për sigurinë energjetike dhe projektet e ndërlidhjes  energjetike si instrument i zhvillimit ekonomik. U vlerësua roli i qeverisë shqiptare për politikat e ndërmarra në rajon dhe si një faktor i rëndësishëm i stabilitetit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës