Gjilan/ Nuk i dha ndihmë mjekësore vajzës 2-vjeçare, kosovari sulmon me sëpatë mjekun

Gjilan/ Nuk i dha ndihmë mjekësore vajzës 2-vjeçare, kosovari sulmon me sëpatë mjekun

Foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit.

Një kosovar me inicialet R.H. ka sulmuar me sëpatë në dorë një mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare, për shkak se nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore vajzës së tij 2-vjeçare. Fatmirësisht, mjeku ka mundur të largohet dhe burri ka goditur si rrjedhojë një tavolinë të gjendur aty pranë.

Policia, e cila arrestoi në vendngjarje qytetarin e xhindosur, është lajmëruar nga mjekët e tjerë që kishin qenë aty pranë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Shaban Azizi ka treguar për gazetën kosovare “Zëri” kronologjinë e ngjarjes.

“Gjatë ditës së djeshme, në mbrëmje nga ora 19:00, një qytetar  ka dërguar një fëmijë në ambulancë dhe duke qenë se mjekët kishin grevë, këta të fundit i kanë thënë që janë në grevë  dhe nuk mund t’i vinin dot në ndihmë. Ka tentuar të sulmojë mjekun kujdestar sepse ai nuk i ka ofruar ndihmë. Ai është revoltuar dhe i ka mëshuar tavolinës. Policia ka reaguar menjëherë, e ka arrestuar atë. Ai është ndalur për 48 orë”, tha Azizi.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemajli. “Për fat pasoja fizike nuk ka pasur, përpos inventarit që është dëmtuar dhe traumës që i ka shkaktuar stafit të ambulancës", u shpreh ai.

Tanimë, kosovarit me inicialet R.H pritet t'i ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Tavolina që ka goditur më sëpatë kosovari me inicialet R.H

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba