Gjin Gjoni padi gazetarëve, SHBA
i​ bën jehonë deklaratës së UGSH

Gjin Gjoni padi gazetarëve, SHBA<br />i​ bën jehonë deklaratës së UGSH
TIRANE-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) i bën thirrje gjyqtarit njëherazi anëtar i KLD, Gjin Gjoni të mos ndikojë tek gjykatësit që do të gjykojnë padinë e tij kundër disa gazetarëve.

Unioni i bën thirrje Gjin Gjonit, të dorëhiqet nga funksionet e larta drejtuese, duke e konsideruar këtë një mundësi të barazisë së tij me gazetaret si pale e akuzuar.

Deklaratës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë i bën jehonë dhe Ambasada Amerikanë në Tiranë duke e shpërndarë në rrjetin social, Facebook.

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare

Zoti Gjoni para se te perballeni ne procese gjyqesore me gazetaret, zhvishuni nga mundesia e ndikimit mbi gjykatesit qe do gjykojne!
Unioni i Gazetareve Shqiptare është i informuar rreth mësymjes gjyqësore që Anetari i Keshillit të Lartë të Drejtesisë zoti Gjin Gjoni ka hapur ndaj disa gazetarëve dhe mediave respektive ku punojnë, në pretendime juridike për cënim të imazhit të tij si dhe disa argumentave të pretenduara juridike.
UGSH e konsideron këtë proces të emrit të përfolur prej kohësh në mediumet e vendit, si një përpjekje të dështuar qysh në nisje të proceseve te hapura prej tij.
UGSH duke mbetur ne pritje te seancave dhe gjykimeve te pritshme, pa nisur ende ato, ne emer te parimit te mos dikimit per shkak te pozites dhe per te evituar çdo nuance intimidimi prej zotit Gjin Gjoni, i kerkon atij doreheqjen nga funksionet e larta drejtuese , duke e konsideruar kete nje mundesi te barazise se tij me gazetaret si pale e akuzuar, ne raport me proceset gjyqesore qe ai ka hapur.
UGSH deklaron mbeshtetjen e kolegeve ne kete perballje me nje nder eksponentet e larte te sistemit aktual te gjyqesorit ne vend.
 
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare.


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet