Memaliaj/ Burri e goditi me sqepar, gruaja: S’e di a ta fal, kam frikë se do më vrasë/ FOTO

Memaliaj/ Burri e goditi me sqepar, gruaja: S’e di a ta fal, kam frikë se do më vrasë/ FOTO

Gruaja e goditur me sqepar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Memaliajt ku një 65 vjeçar ka goditur me sqepar bashkëshorten e tij duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe trupë. Ngjarja është regjistruar paraditen e kësaj të Hëne ku Ferik Myrtaj 65 vjeç ka goditur me sqepar gruan e tij Antoneta Myrtaj 57 vjeçe. Ferik Myrtaj në gjendje të dehur ka dhunuar gruan në rrugë, ndërsa kanë ndërhyrë kalimtarët.

Menjëherë pas ngjarjes e dëmtuara është dërguar për në spitalin e Gjirokastrës dhe pas ndërhyrjeve të mjekëve ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka arrestuar burrin agresorin dhe ndaj tij ka regjistruar procedimin penal për dhunë në familje me pasoja të rënda për jetën. Antoneta Myrtaj ka treguar tmerrin e përjetuar nga burri që ishte i dehur, ndërsa ka shtuar se ishin kalimtarët ata që e shpëtuan nga dhuna.

Ai kishte pirë. Më kanë shpëtuar kalimtarët. Kisha frikë. Ju luta që të mos më qëllonte. Kam 3 vajza dhe ato më thanë se ai është penduar. Jam konfuze, akoma nuk di se si të veproj ta fal apo ta lë në burg. Kam frikë se do më vrasë

Antoneta Myrtaj

Njoftimi i policisë

Ushtron dhunë në familje arrestohet në flagrancë nga Policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit:

- Ferik Myrtaj, 65 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.

Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal "Omer Nishani" Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 19/06/2018 09:52

    Bajgë neandërtalësh!

    Përgjigju
  • Lili: 19/06/2018 01:37

    Gjej burre tjeter

    Përgjigju
  • Alisa: 18/06/2018 21:25

    E dashur zonjë, dhuna nga një person i dehur është rrezik për ju dhe familjen tuaj. Sot sqeparin e hani ju, nesër fëmijët tuaj. Eshtë detyra juaj edhe pse në gjendje të vështirë të largoni nga ambienti familjar një të papërgjegjshëm që kryen krime ndaj jush dhe familjes suaj sa më parë. Kurajo dhe shërim të shpejtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet