Gjirokastër, dhunë ndaj gruas dhe vjedhje, policia arreston 2 persona/EMRAT

Gjirokastër, dhunë ndaj gruas dhe vjedhje, policia arreston 2 persona/EMRAT

Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 2 persona nën akuzën e dhunës në familje dhe vjedhjes.

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 51 vjeçarin Perlat Satrafili, banues në Gjirokastër pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, shtetases H.S 48 vjeçe banuese në Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Një tjetër shtetas është arrestuar në flagrancë nga policia e Permetit, Geraldo Henaj, 19 vjeç banues në Përmet është kapur duke vjedhur banesën e F.L 42 vjeç.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 134 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë