Gjirokastër/ Rrëshqitjet e dheut te “Kodra e Shtufit”, banorët e pallatit ende pa zgjidhje: Do futemi në grevë

Banorët e pallatit 8 katësh në Gjirokastër, prej më shumë se 8 muaj janë detyruar të jetojnë në shtëpi me qera si e vetmja zgjidhje e gjetur, në kushtet kur shtëpitë e tyre tyre janë kthyer në një ambient të papërshtashëm jetese.   

Masivi prej qindra metër kub dhe, që rrëshqiti në muajin shkurt mbi një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit”, ka shkaktuar plasaritje të mureve të pallatit, duke bërë që familjet e këtij pallati të gjenden të papërgatitur nga situata e zemërimit të motit .

Gazetari i Report Tv , Piro Nase, ishte në Gjirokastër ku informoi se situata për banorët në këtë lagje mbetet e vështirë dhe 25 familjet e pallatit 8 katësh në lagjen, “Kodra e Shtufit”, i janë drejtuar sërish Bashkisë Gjirokastër për tu informuar se cili do të jetë fati i banesave të tyre. Banorët ankohen se  prej 8 muajsh nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga autoritet shtetërore të cilët duhet të ndërhynin në kohë për të gjetur një zgjidhje për situatën e tyre .

Pas dhënies së alarmit nga vetë banorët  së fundi ata kanë paralajmëruar se nëse nëse nuk ndërhyhet  ata do të dalin në grevë . “Sapo fillojnë shirat, situata në pallat është shumë e vështirë dhe nuk mund të jetohet”- rrëfen njëra nga banoret e pallatit.

Fondi prej 85 milion lekësh është akorduar, por Bashkia e Gjirokastrës nuk mund ta tërheqë atë  në mungesë të një  projekti nga ana e Emergjencave Civile. Banorët thonë se do  të kryejnë  ndërhyrje vetë në pallat, por i tremben një katostrofe të mundshme, e si rrjedhojë e vetmja zgjidhje për ta mbetet greva e urisë. Në shkurt të këtij viti, 25 familjet e pallatit në lagjen “Kodra e Shtufit” u gjetën të papërgatitur moti dhe u përballën me masiv dheu që zbarkoi në shtëpitë e tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 23/10/2018 16:28

    Jo në grevë të futen por në go p të sëmës të futen sepse nuk u tha askush të ndertojnë aty, përveç se mendja e tyre e prapambetur. Kush u ka faj që lekët i bënë llaç e tulla në një zonë që nuk kapatur perspektive ndertimi? Shteti te dali e të prishi dhe gjith ndertesat e tjera që ndodhen aty se fshatarët kanë bërë baterdinë këtu e 28 vjet! Gjithashtu shteti te derrmoje dhe bimbash funderrinen që mbeti kryeyar bashkie me 4 mandate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot Kuvend/ Deputeti socialist interpelancë me ministrin Peleshi për rijetëzimin e industrisë ushtarake

Sot Kuvend/ Deputeti socialist interpelancë me ministrin Peleshi për rijetëzimin e industrisë ushtarake