‘Gjithmonë më kanë pëlqyer burrat më të mëdhenj në moshë’, Ledina Çelo zbulon sa diferencë ka mes saj dhe bashkëshortit

Ledina Çelo, këngëtare

E kthyer nga Gjermania për pushime, Ledina Çelo dha një intervistë për pushime on top. Ajo foli për ditët e kësaj vere që po i kalon në shtëpinë e saj në Durrës, por edhe për jetën në përgjithësi dhe veçanërisht bashkëshortin me të cilin ka 11 vjet diferencë.

E pyetur a është problematike diferenca në moshë ajo përgjigjet:

Nuk mund të të jap receta sepse varet. Ka vajza që ndihen më të reja kur janë me moshatarët e tyre. Unë personalisht kam 11 vjet diferencë dhe ndihem shumë mirë. Madje që kur kanë nisur pëlqimet e para në shkollë më kanë pëlqyer gjithmonë djem më të mëdhenj. Shokët e klasës nuk i kam parë me syrin për më shumë. Mbase kjo lidhet edhe me figurën e babait tim, moshën e tij. Ai ishte pak i madh kur më lindën mua se erdha në jetë aksidentalisht. Me bashkëshortin tim ndihem shumë mirë. Madje një burrë i mirë është çelësi i një familjeje të lumtur.

Ledina Çelo, këngëtare

an.el.
Komento

Komente

  • Kafsha: 20/07/2018 08:13

    Shum e punume

    Përgjigju