Gjoba 5-fish për mosdeklarimet e
punonjësve,kafeja, dogana zero

Gjoba 5-fish për mosdeklarimet e<br />punonjësve,kafeja, dogana zero
TIRANE- Mosdeklarimi i punonjësve do të ndëshkohet shumë më rëndë se më parë. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje rregulla të reja në këtë drejtim. Konkretisht, tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatimit mbi Fitimin, në rast se kapen nga Tatimet me punonjës të padeklaruar lidhur me kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat e tyre personale në masën 10%, do të ndëshkohen këtej e tutje me një gjobë në masën 500 mijë lekë dhe tatimpaguesit e tjerë, me gjobë prej 250 mijë lekësh, për çdo rast të konstatuar. Synimi është rritja me pesëfish e masës së gjobave që aplikohet në raste të konstatimit të punonjëvse të pasiguruar. Kështu, në rast se një subjekt i madh do të kapet me 10 punonjës të padeklaruar, atij do t'i duhet të paguajë 50 milionë lekë të vjetra gjobë. Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhje se do të fillonin kontrolle të ashpra ndaj industrisë fason, pasi ata kanë numrin më të madh të punonjësve. Ndërkohë, Bordi Drejtues i Dhomës Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve ka reaguar pak kohë më parë në një deklaratë për shtyp ndaj këtij ndryshimi ligjor, ku pohonte se rritja me 500 % e gjobës për mosdeklarim të punonjësve nuk do të frenojë informalitetin e ulët në këtë sektor, por do të rritë abuzivizmin e arbitraritetin.

TATIMI MBI TË ARDHURAT

Në se një qytetar do të marrë një dëmshpërblim nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore si dhe të ardhurat e përfituara nga instititucionet shtetërore per arritjet në shkencë, sport, kulturë, ai nuk do të paguajë më taksë 10 për qind për to, si deri tani. Këto të ardhura do të quhen të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat personale. Ndërkohë, vetë Berisha ka njoftuar se u vendos të shtyhet deri më 31 dhjetor deklarata e pasurive individuale, pas dështimit të vetëdeklarimeve deri në shtator 2012. KAFEJA Ndryshimi në p/ligji synon bërjen 0% të tarifës doganore të kafes së papjekur dhe synimi i ketij propozimi është ulja e kostove të lëndëve të para të industrisë së kafesë në vend. Akciza e kafesë së pjekur nga 140 lekë zbret në 60 lekë për kilogram. Teorikisht, me këtë masë, shqiptarët mund të pinë kafe më çmim më të lirë.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë