Gjoba e FIFA-s për 'shqiponjën', babai i Xhakës: Paratë e mbledhura nga Rama do shkojnë për 3 fëmijë të sëmurë

Gjoba e FIFA-s për 'shqiponjën', babai i Xhakës: Paratë e mbledhura nga Rama do shkojnë për 3 fëmijë të sëmurë

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka duke festuar golat kundër Serbisë me simbolin e shqiponjës

Ragip Xhaka, babai i Granit dhe Taulant Xhakës, ka reaguar pas mbledhjes së shumës për të paguar gjobën e vënë nga FIFA për të birin dhe Xherdan Shaqirin. Ai ka thënë se këto para do të shkojnë për të ndihmuar tre fëmijë të sëmurë.

Duke komentuar bërjen e shqiponjës nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri gjatë festimit të golave kundër Serbisë, Ragipi thotë se ajo është simbol i gëzimit të shqiptarëve dhe nuk ka pse të ndjellë urretje.  

“Shenja e shqiponjes eshte si nje tatuazh i gezimit te shqiptareve ne festa, ne dasma, ne koncerte, ne ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnje urrejtje apo madje asnje lidhje me te tjeret, po eshte thjesht  nje shenje dalluese qe shqiptaret e njohin menjehere e nuk kane nevoje per shpjegime!

Prandaj edhe jemi shume te cuditur me reagimin e atyre qe e perjetuan shenjen tone si ofensive per ta apo atyre qe e trajtuan si gjest politik!

Por nuk jemi aspak te cuditur me solidaritetin e shume shqiptareve qe jane ndjere keq nga keqinterpretimet e shenjes dhe kane marre pjese ne iniciativen e Edi Rames per te kontribuar simbolikisht per gjoben e padrejte qe na u vu!

I falenderojme shume jo per shumen, po per faktin qe na kthyen 20 mijefish gezimin qe u dhame me shenjen e shqiponjes pas golave!

Te tre futbollistet e gjobitur per shenjen e shqiponjes kane vendosur qe parate e mbledhura nga iniciativa e kryeministrit Rama te shkojne per te ndihmuar tre femije te semure, nje ne Shqiperi, nje ne Kosove dhe nje ne Zvicer. 

Ragip Xhaka, babai i Granit dhe Taulant Xhakës 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igli: 02/07/2018 23:12

    Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi