Gjonaj nga Ministeriali i Kopenhagen: Do t'i shkojmë deri në fund Reformës në Drejtësi

Gjonaj nga Ministeriali i Kopenhagen: Do t'i shkojmë deri në fund Reformës në Drejtësi

Ministrja Etilda Gjonaj

Ministrat e Drejtësisë së vendeve të Këshillit të Evropës janë mbledhur në Kopenhagen të Danimarkës për të diskutuar dhe vendosur lidhur me reformimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Konferenca e organizuar me këtë rast kishte si qëllim arritjen e një marëveshjeje nga vendet pjesëmarrëse për një paketë thelbësore reformash të cilat do të sigurojnë një vazhdimësi të sistemit të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që të jetë efektive dhe e balancuar.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pjesëmarrëse të konferencë, në fjalën e saj ka theksuar se Shqipëria ka treguar angazhim të plotë në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe në respektimin e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ministrja shqiptare është ndalur në Reformën në Drejtësi që po kryhet në vendin tonë, të cilën e ka vlerësuar si unike dhe kurajoze. “Gjatë tre viteve të fundit Shqipëria ka ndërmarrë një Reformë të vështirë, unike, por kurajoze në sistemin e drejtësisë, për ta sjellë atë në standardet europiane të demokracisë të drejtave të njeriut dhe shtetin e së drejtës”, është shprehur Gjonaj.

Respektimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve ka qenë një tjetër prioritet i Qeverisë shqiptare, në të cilat sipas ministres Gjonaj ka pasur një progres domethënës. Gjonaj ka folur edhe për reformën e pronës, që ka nisur qeveria duke theksuar se tashmë ka nisur zbatimi me efektshmëri i mekanizmit konkret ligjor për zgjidhjen e çështjes së pronave.

Në fund të konferencës së nivelit të lartë, ministrat e Drejtësisë kanë miratuar edhe deklaratën e përbashkët, për hapat e mëtejshëm që duhen marrë në drejtim të reformimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Në emër të Qeverisë Shqiptare, ministrja Gjonaj ka garantuar mbështetje të plotë për Deklaratën e Kopenhagenit dhe angazhim në zbatimin e kësaj reforme me qëllim sigurimin e sitemit efektiv dhe të balancuar në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit