Gjthçka që duhet të dini për vjeshtën dhe periudhën e rënies së gjetheve

Gjthçka që duhet të dini për vjeshtën dhe periudhën e rënies së gjetheve

Foto ilustruese

Stina e vjeshtës ka hyrë dhe të gjithë njerëzit po bëhen gati duke blerë veshje më të përshtatshme për këtë periudhë të vitit. Ne përgatitemi fizikisht dhe harrojmë se sa ndikim ka vjeshta në anën tonë psikologjike. Vjeshta është një stinë mjaft e bukur, ku gjethet e rëna i japin një pamje të mrekullueshme çdo rrugice që ka pemë. Nata arrin shumë më herët dhe kjo ndoshta na bën të ndihemi pak më pesimistë, duke qenë se duket sikur dita ikën shumë shpejt dhe ndërkohë nuk keni bërë asgjë të frytshme.

Fjala VJESHTË vjen nga fjala e lashtë etruske autu- që brenda saj ka konotacionë të kalimit të një stine. Ajo është huazuar nga romakët dhe u bë fjalë latine autumnus- vjeshtë. Vjeshta në vetvete lidhet me melankolinë. Madje shumë shkrimtarë që thurin poezi për të i referohen mendimeve të qeta, një gote vere dhe kujtimeve të ëmbla.

Por shpesh herë kjo stinë sjell edhe trishtim tek disa njerëz. Ka shumë persona që nuk e përballojnë këtë ndryshim drastik, dhe mbledhin në vetvete shumë ndjenja të dhimbshme. Tëek disa mund të konsiderohet edhe si një periudhë reflektimi.

Një studim nga “Journal of Aging Research”, ka zbuluar se fëmijët e lindur gjatë muajve të vjeshtës kanë gjasa të jetojnë më gjatë se sa ata të lindur në pjesën tjetër të vitit. Gjatë stinës së vjeshtës, shumë kafshë fillojnë të përgatiten për dimër dhe fillojnë të ruajnë ushqimin nëpër foletë dhe strofkat e tyre apo edhe në yndyrën e trupit të tyre.

Në këtë periudhë të vitit duhet të kemi parasysh që të kujdesemi më shumë për trupin, të merremi me aktivitete fizike, të ushqehemi shëndetshëm dhe të shkruajmë. Nëse keni kohë të lirë, kultivimi i bimëve është një antidepresiv shumë i dobishëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali