Gjërat që duhet t'i dish patjetër para se të bësh hundën operacion

Gjërat që duhet t'i dish patjetër para se të bësh hundën operacion

Foto Ilustruese

Nëse dëshironi të kapni një pozë perfekte në profil, duhet të kesh një hundë perfekte gjithashtu. Janë me fat personat që e kanë, por ata që se kanë u nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale për të arritur këtë gjë. Operacioni i hundës është një nga më të përhapurit për shkak të hundës 'barbi' që fiskoi të gjitha femrat.

Por ka disa gjëra shumë të rëndësishme që duhet t’i dini patjetër para se t’i drejtoheni bisturisë.

Do  keni shumë dhimbje

Si çdo operacion tjetër, kur del narkoza është normale të kesh dhimbje. Ka raste që dhimbja të shoqërohet me të vjella, por jo të gjithë e përjetojnë njësoj.

Është e vështirë të ushqehesh normalisht

Si pasojë e pambukut që do të keni në zgavrat e hundës, duhet të merrni frymë vetëm me gojë dhe normalisht ushqyerja do të jetë e vështirë. Dhe heqja e pambukut gjithashtu është dhimbje me vete.

Rezultati nuk është gjithmonë ai që pret

Hunda perfekte mund të mos jetë e mundur të realizohet në fytyrën tuaj, dhe kjo varet nga struktura e kockave. Madje mund t’ju mos pëlqejë fare hunda e re. Por mos u mërzisni që në fillim, pasi forma e vërtetë e hundës do të shihet pas disa muajsh.

6 muaj nuk duhet të mbash syze

Mbajtja e syzeve ndikon në deformimin e kurrizit të hundës, kështu që për rreth 6 muaj nuk mund të vendosni as syze dielli dhe as optike.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje