POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Durrës/ Prokuroria pushon hetimet për Velierën

Projekti “Veliera”

DURRËS-Prokuroria ka vendosur të mbyllë hetimet për çështjen e ndërtimit të Velierës. Burime të Report Tv nga prokuroria bëjnë me dije, se sipas organit të akuzës, prokuroria nuk ka konstatuar shkelje apo vepër penale për këtë çështje.

Vendimi përfundimtar për Velierën do të merret më 14 shtator nga Gjykata e Durrësit. Shoqëria Civile kërkoi shfuqizimin e projektit “Veliera”, i cili sipas tyre shkatërron një prej shesheve më të bukura të qytetit bregdetar si dhe pjesën historike e cila daton që nga periudha Ilire. Investimi i planifikuar nga Bashkia e Durrësit, sipas aktivistëve dhe arkeologëve është shumë larg atij të paraqitur në projekt. 

Shqetësimi ishte veçanërisht për pjesën arkeologjike pasi nga gërmimet është konstatuar zbulimi i strukturave që nga shekulli II i Erës Sonë dhe që ruan gjurmë të kulturës ilire. 

Ndërkohë, përfaqësuesit e Shoqërise Civile, kanë paralajmëruar se nëse gjykata dhe autoritetet nuk vendosin drejtësi, ata do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

ke.mu./l.q.
Komento

Komente

  • Asd: 12/09/2018 13:04

    Shume mire. Te ndertohet sa me shpejte.

    Përgjigju
  • Sifi: 11/09/2018 15:30

    Gjykata veproi shume drejte , larg ndikimit politik dge pro te mures publike . Valuera u be sebep i rrenojave arkeologjike qe u gjeten dhe do te zbukuroje pjesen me jetije dge me te bukur te Durresit sic eshte hyrja e portit . Nderhyrja politike ne drejtesi eshte pengesa ne e madhe ekonomike dhe socuale e Shqipetuse . Sikterr politikaneve jaragjoze dhe klanir qe jane zaptuar ne dhune shtetin be Shqiperi . Drejtesia e re do pastroj mocalin politik dhe do te japi prosperitet . Durresi do te ndryshoje shume me ndertimin e Valieres

    Përgjigju
    • Robshi: 11/09/2018 18:16

      Hipokrit